LAJMI I FUNDIT:

LG G5 i gatshëm për para-porosi!

LG G5 i gatshëm për para-porosi!

Modeli më i ri i telefonit të LG në Android, LG G5 është në dispozicion për para-porosi në Amazon UK për 529 £.

Telefoni është në dispozicion në dy ngjyra, Titan Grey dhe Rose Gold, ndërsa dërgesat e telefonit arrijnë më 8 prill 2016.


LG G5 sjell ekranin me 5.3 inç në QHD me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve, procesorin Snapdragon 820, Adreno 305 GPU dhe 4GB of RAM.

Memoria e brendshme e pajisjes ofron 32GB me microSD për hapësirë shtesë, si dhe baterinë me 2800 mAh.

Kamera e përparme e G5 ofron 8MP, ndërsa në anën e pasme është kamera me 16MP me LED flash, Laser Auto Focus dhe Optical Image Stabilization.

Pajisja gjithashtu sjell Quick Charge 3.0 dhe Android 6.0 Marshmallow.