LAJMI I FUNDIT:

LG G5, “bisha” e re e që po bëhet gati për treg

LG G5, “bisha” e re e që po bëhet gati për treg

LG tashmë është duke bërë gati modelin e saj më të ri të telefonit, të cilin do ta sjellë me karakteristika të reja dhe inovative.

Për shembull, LG V10 është një pajisje e çuditshme, por joshëse sa duhet. Telefoni ka dy ekrane përpara, duke përfshirë një ekran të vogël dhe ekranin kryesor me 5.7 inç në Quad HD, së bashku me dy kamera frontale. Dhe më e mira e saj është që nuk është aq e shtrenjtë.

Tani VentureBeat thotë se LG mund të përdor modelin V10 si inspirim për krijimin e LG G5 vitin e ardhshëm, edhe pse me një ekran më të vogël dhe disa specifika të tjera.

LG G5 do të ketë ekranin me 5.3 inç në qHD, i cili shkurtohet pak në pjesën e poshtme nga ekrani 5.5 inç siç e kishte modeli paraprak – G4.


Megjithatë, G5 gjithashtu do të vijë me ekranin e vogël 160×1040 që do të jetë i vendosur djathtas lart, dhe i cili mund të përdoret për të shfaqur njoftimet apo ikonat e apikacioneve të preferuara, ngjashëm sikur në V10.

Procesori i fuqishëm i Qualcomm – Snapdragon 820 do të jetë i shoqëruar edhe me 3GB RAM, 32GB memorie të brendshme dhe Android Marshmallow.

Kamera e pasme e këtij modeli do të jetë me 16MP me mundësi të rrotullimit në 135-shkallë, bashkë edhe me MagicSlot, portin për pajisje të VR apo dëgjuese më të mëdha. (Telegrafi)