Lewandowski zgjidhet për herë të shtatë radhazi lojtari i vitit në Poloni

Robert Lewandowski është zgjedhur lojtari i vitit 2017 në vendin e tij te lindjes, Poloni.
Sulmuesi polak po kalon në formë të lartë me Bayern Munichun dhe kombëtaren e tij.
Golat e shumta dhe paraqitjet brilante të vazhdueshme kanë bërë që Lewandowski të shpërblehet shpeshherë.
Çmimi i fundit që ka fituar sulmuesi i Bayerit është zgjedhja si lojtari polak më i mirë për vitin 2017.

Kështu, Lewandowski e fiton çmimin si lojtari polak i vitit për herë të shtatë radhazi.
Me zgjedhjet e tij si më i mirë i vendlindjes ka reaguar edhe skuadra e tij gjermane e Bayernit, të cilët i kanë uruar.
"Urime Lewy. Lewandowski është zgjedhur lojtari polak më i mirë i vitit 2017 për herë të shtatë radhazi", shkruan në njoftimin e Bayernit në Twitter.
Ndryshe, Lewandoski po thyen rekorde të vazhdueshme me kombëtaren polake dhe padyshim se mund të llogaritet si më i miri i historisë së këtij shteti. /Telegrafi/






































