LAJMI I FUNDIT:

Lewandowski e konfirmon edhe personalisht se nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Bayern Munichun

Lewandowski e konfirmon edhe personalisht se nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Bayern Munichun

Robert Lewandowski e konfirmoi gjatë ditës së sotme (e shtunë) se nuk do të rinovojë kontratën me Bayern Munich dhe po kërkon të vazhdojë karrierën e tij në një klub të ri.

Reprezentuesi polak është spekuluar prej kohësh se dëshiron një largim nga Allianz Arena këtë verë, pas një tjetër triumfi në Bundeliga.

Tani, ai i ka thënë klubit qëllimin e tij për të refuzuar ofertën e tyre për rinovimin e kontratës dhe synon të shtyjë për një largim para skadimit të kontratës më 2023.


Lewandowski nuk e ndjen dashurinë te Bayern Munichu
Lexo po ashtu Lewandowski nuk e ndjen dashurinë te Bayern Munichu

“Mund të konfirmoj se fola me Hasan Salihamidzic dhe e informova se vendimi ishte marrë… dhe se nuk do ta zgjas kontratën time me FC Bayern”, shpjegoi fillimisht Lewandowski për Sky të shtunën.

“Të dyja palët duhet të mendojnë për të ardhmen. Është më mirë nëse gjejmë zgjidhjen më të mirë për të dyja palët”.

“Unë i thashë Salihamidzicit se nëse vjen një ofertë, atëherë duhet të mendojmë për të – gjithashtu për klubin”.

E konfirmon Salihamidzic: Lewandowski ka kërkuar largimin nga Bayerni
Lexo po ashtu E konfirmon Salihamidzic: Lewandowski ka kërkuar largimin nga Bayerni

“Të dyja palët duhet të mendojnë për të ardhmen. Kjo është gjithçka që mund të them”, përfundoi ylli polak.

Ndryshe, sulmuesi i lindur për të shënuar gola ka qenë shumë i lidhur me një transferim te Barcelona dhe katalunasit tashmë janë favorit kryesor për të siguruar shërbimet e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dy top lojtarë kërkojnë të largohen nga Real Madridi qysh në verë

Dy top lojtarë kërkojnë të largohen nga Real Madridi qysh në verë

La Liga
Arteta i vendosur për të transferuar sulmuesin që nuk po përdoret nga Ancelotti te Real Madridi

Arteta i vendosur për të transferuar sulmuesin që nuk po përdoret nga Ancelotti te Real Madridi

La Liga
Përleshjet masive ndëprenë ndeshjen mes Anderlechtit dhe Fenerbahces

Përleshjet masive ndëprenë ndeshjen mes Anderlechtit dhe Fenerbahces

Liga e Evropës
Luis Diaz me tri kërkesa për t'u transferuar te Barcelona

Luis Diaz me tri kërkesa për t'u transferuar te Barcelona

La Liga
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kalo në kategori