Lëvizja ''Protestoj'' dhe ''Revolucioni Laraman'' bllokuan kryqëzimet e Shkupit (Video)
Ashtu siç u paralajmëua më herët, lëvizja ''Protestoj'' dhe ''Revolucioni Laraman'', në ora 12 bllokuan disa kryqëzime rrugore të Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas agjencisë META, protestuesit mbajtën në duar flamujt e Maqedonisë. ''Revolucioni Laraman'' në Facebook ka njoftuar se „Kjo është bllokadë për drejtësi dhe liri. Kjo është bllokadë kundër faljes së kriminelëve. Kjo është bllokadë për zërin e qytetarëve që ta përshkojë thellësisht sistemin që është i okupuar nga regjimi. U lutemi qytetarëve për durim dhe mbështetje. Nëse përballeni me bllokadë, atëherë bashkohuni, fërshëlleni për mbështetje, fërshëlleni për veten, për lirinë e Maqedonisë.“/Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























