LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Demokratike: Nxënësit shqiptarë në Veles mbeten në rrugë

Lëvizja Demokratike: Nxënësit shqiptarë në Veles mbeten në rrugë

Lëvizja Demokratike në një kumtesë për media thotë se në gjimnazin “Koço Racin” të Velesit, 20 nxënës shqiptarë mbeten pa u regjistruar, me arsyetim skandaloz se kinse nuk i plotësojnë kushtet.

Kjo sipas LD-së, është vetëm edhe një dëshmi se urrejtja ndaj shqiptarëve është më e fuqishme se një e drejtë e garantuar që ka të bëjë me arsimimin në gjuhën amtare.

“Jo vetëm kaq, por nga ky gjimnaz janë larguar edhe katër profesorë shqiptarë, ndërkaq 10 nxënës shqiptarë janë detyruar të regjistrohen në paralelet maqedonase. Me këtë akt, drejtoria e këtij gjimnazi thjeshtë nxënësit shqiptarë i lë në rrugë që të gjinden kush si të mundet. Edhe ky skandal tregon se problemet në arsimimin shqip në Republikën e Maqedonisë vit pas viti vetëm se shtresohen dhe, pavarësisht se për momentin ministri i Arsimit dhe zëvendësi i tij janë shqiptarë, zgjidhja e këtyre problemeve mbetet vetëm për t’u dëshiruar”.


“Departamenti i arsimit pranë Lëvizjes Demokratike kërkon reagim të shpejtë të institucioneve përkatëse dhe ndalimin e këtyre veprimeve që dëmtojnë rëndë një shtyllë të indit kombëtar të shqiptarëve, siç është arsimi. Duhet të vihen në lëvizje zëvendëskryeministri Grubi, ministri i Arsimit Shaqiri dhe zëvendësi i tij, Nuhiu, në të kundërtën ata do të jenë përgjegjësit kryesorë për dëmtimin e këtij indi kombëtar. E drejta për të mësuar në gjuhën amtare është e drejtë e garantuar dhe në këtë drejtim nuk mban asnjë arsyetim”, thuhet në njoftimin e LD-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori