LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja BESA reagon për gjendjen e shkollave në rajonet me popullsi shqiptare në Maqedoni

Lëvizja BESA reagon për gjendjen e shkollave në rajonet me popullsi shqiptare në Maqedoni

Përmes një reagimi dërguar Telegrafit Maqedoni, Lëvizja BESA konsideron se ”jo të gjithë fëmijët kanë të njëjtin fat që të mësojnë në kushte dhe rrethana bashkëkohore të mësimdhënies. Në këtë drejtim fëmijët që jetojnë në vendbanimet shqiptare, në të shumtën e rasteve, janë të diskriminuar dhe ballafaqohen me mungesë edhe të mjeteve dhe të kushteve më elementare.”

Me këtë rast, duke u ndërlidhur me ditën e parë të shkollës, lëvizja BESA reagon për ”disa prej problemeve me të cilat ballafaqohen shkollat me mësim në gjuhën shqipe, siç i radhisin:

– Si pasojë e politikës së keqe të përgjithshme shqiptare në Maqedoni, është bërë largimi i shqiptarëve nga trojet e tyre dhe me këtë është zvogëluar numri i nxënësve shqiptarë në shkollat shqipe.
– Gjithkund ndjehet mungesa e çerdheve dhe kopshteve për mësimin parashkollor.
– Në shumë shkolla, ndjehet mungesa e kushteve themelore, siç është uji i pijshëm dhe higjiena në klasa e hapësira shkollore.
– Mungojnë mjetet e nevojshme mësimore për realizimin e mësimdhënies bashkëkohore.
– Mungojnë hapësirat adekuate sportive ose nuk ka fare salla të edukatës fizike.
– Shkollat gjenden larg dhe fëmijët kanë vështirësi për të udhëtuar dhe për të arritur deri te shkolla, sidomos gjatë dimrit.
– Edhe në shkollat ku shumica e nxënësve janë shqiptarë kemi mospërfaqësim adekuat të kuadrit mësimdhënës, shërbimit profesional dhe udhëheqësisë së shkollave.
– Paralelet me mësim në gjuhën shqipe janë të mbingarkuara me nxënës me mbi 34 nxënës, ndërsa paralele me mësim në gjuhën maqedonase gjen edhe me nga 9 deri 19 nxënës).
– Objekte shkollore janë të vjetra dhe inventari shkollor i stërvjetëruar.
– Problem është edhe realizimi i mësimit në klasë të kombinuara, kjo si pasojë e numrit të vogël të nxënësve.
– Te nxënësit shqiptarë mësimin e gjuhës angleze e realizojmë mësimdhënës maqedonas.
– Nuk kanë mundësi të gjithë nxënësit ta ndjekin arsimimin e mesëm profesional.
– Kemi politizim dhe partizim të skajshëm të shkollave dhe ndikim të politikës në përzgjedhjen e kuadrit mësimdhënës.
– Shkollat vuajnë për mungesë të teksteve të mira shkollore dhe lektyrave shkollore.


Lëvizja BESA vlerëson se për të pasur një shoqëri të shëndoshë duhet të ketë një shkollim të shëndoshë, andaj do të punojë me përkushtim në arritjen dhe plotësimin e këtij synimi.”/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori