LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: Organet shtetërore tregojnë mosinteresim për shuarjen e zjarrit në zonën e Karadakut

Lëvizja Besa: Organet shtetërore tregojnë mosinteresim për shuarjen e zjarrit në zonën e Karadakut

Lëvizja Besa me shqetësim të madh po e përcjell mosinteresimin e autoriteteve zyrtare komunale dhe shtetërore për të shuar zjarrin që ka kapluar pyjet në komunën e Likovës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Arsyetimi se terreni është i papërshtatshëm dhe nuk ka qasje për të fikur zjarret nuk mban aspak, duke pasë parasysh se qeveria posedon edhe aeroplanë special për shuarjen e zjarreve, që janë blerë me paratë e qytetarëve.

Ne nuk dëshirojmë të shpresojmë se zjarret në këtë trekëndësh kufitar mund të jenë të shkaktuara qëllimisht për interesat ekonomike të dikujt, ose për tender. Po ashtu nuk dëshirojmë të besojmë se shkaktimi i këtyre zjarreve është pjesë e ndonjë skenari eventual për destabilizim të këtij rajoni. Mirëpo heshtja dhe mosmarrja e aktiviteve për të shuar zjarret shton dyshimet e qytetarëve, sepse kur kemi kësi pushtetit të papërgjegjshëm, gjithçka është e mundshme.


Paralajmërojmë se nëse vazhdon kjo apati dhe moskujdesje, dëmet mund të shtohen edhe më tepër, kurse mund të ndodhë edhe më e keqja, të ketë ndonjë viktimë njerëzore. Për këtë arsye

Lëvizja Besa fton aktivistët e saj dhe banorët e komunës së Likovës që të jenë të gatshëm të kyçen në aksione eventuale të qytetarëve për fikjen e zjarreve, në rast se vazhdon mosinteresimi i zyrtarëve, sepse nuk guxojmë të lejojmë të digjen pamëshirshëm malet që janë një ndër pasuritë më të mëdha të këtij rajoni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori