LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja BESA: Në Maqedoni duhet të krijohet edhe Gjykata Speciale

Lëvizja BESA: Në Maqedoni duhet të krijohet edhe Gjykata Speciale

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, së bashku me Sekretarin e përgjithshëm, Afrim Gashi, dhe anëtarin e Kryesisë Qendrore, Kastriot Rexhepi, kanë realizuar një takim në zyrat e Bashkimit Evropian në Shkup me ambasadorin e BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas kumtesës të Lëvizjes BESA, ambasadori Zhbogar u njoftua në detaje me platformën “Ridefinimi” dhe aktivitetet e vazhdueshme të BESËS. Në takim u diskutua edhe për zgjedhjet e 11 dhjetorit, si dhe për nevojën e realizimit që e propozoi Departamenti i Drejtësisë në Lëvizjen BESA për ndarjen e drejtë dhe të barabartë të njësive zgjedhore.

Gjithashtu u potencua se patjetër duhet të përmbushen të gjitha reformat si domosdoshmëri për rikthimin e Maqedonisë drejt integrimit euro-atlantik.


Në këtë takim, Lëvizja BESA ka theksuar se, përveç Prokurorisë Speciale, del se është nevojë e patjetërsueshme edhe krijimi i Gjykatës Speciale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori