LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja BESA: MPB dështon me nxjerrjen e dokumentave – Urgjentish t’i ndërmarrë këto tre masa

Lëvizja BESA: MPB dështon me nxjerrjen e dokumentave – Urgjentish t’i ndërmarrë këto tre masa

Lëvizja BESA ka shprehur shqetësimin e saj për mënyrën se si procedura është duke ndikuar në qytetarë, duke e krahasuar këtë situatë me periudhën e komunizmit. Ministria e Punëve të Brendshme ka shpërnda tensione dhe pasiguri midis qytetarëve me organizimin e dobët të nxjerrjes së dokumenteve personale.

“Fotografi kjo që kthen kohën e komunizmit, kur shteti i detyronte qytetarët të presin në radhë për një bukë, ose për një litër qumësht.
Kjo dëshmon se ky shtet nuk punon për lehtësimin e jetës së qytetarëve, por për kontrollin e plotë të tyre dhe kthimin në diktaturë.
Në këtë rast, dy fish më të diskriminuar janë qytetarët shqiptarë, të cilët edhe pse deri në pesë orë presin për tu fotografuar, administratorët u thonë se për momentin nuk ka pasaporta në dy gjuhë. E nëse e duan të marrin pasaportë edhe në gjuhën shqipe, atëherë do të duhet ta presin më shumë se një muaj!
Kjo situatë dëshmon për diskriminimin dhe shtypjen në ç’do aspekt që i bëhet edhe qytetarëve shqiptarë.
Por gjendja do të komplikohet edhe më tepër me ardhjen e mërgimtarëve gjatë pushimeve të fundvitit, ku fluksi në pikat e MPB-së do të jetë shumë më i madhë” thuhet në deklaratën e tyre .

Lëvizja BESA kërkon masa urgjente nga Ministria e Punëve të Brendshme:


Hapjen e së paku 10 pikave të reja për nxjerrjen e dokumenteve personale në Shkup, duke lejuar qytetarët të shpëtojnë nga radhët e gjata në një pikë të vetme.
Prolongimin e afatit për nxjerrjen e dokumenteve personale deri në shtator të vitit 2024.
Reduktimin e tarifave për nxjerrjen e dokumenteve personale, duke iu lehtësuar qytetarëve kostoja financiare.

Lëvizja BESA thekson se rinxjerja e dokumenteve nuk është për shkak të qytetarëve, por është rezultat i një marrëveshjeje me Greqinë. Nëse qeveria nuk merr masa të menjëhershme për të përmirësuar situatën, Lëvizja BESA e quan si një tjetër shenjë se pushtetarët po neglizhojnë mirëqenien e qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Lajme
Kompania

Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët

Lajme
Kalo në kategori