LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja BESA: Diskriminim i shqiptarëve në administratën shtetërore (Foto/Video)

Lëvizja BESA: Diskriminim i shqiptarëve në administratën shtetërore (Foto/Video)

Lëvizja Besa me një reagim të drejtuar Telegrafit në Maqedoni ka thënë se në Maqedoni ka diskriminim në baza etnike në administratën shtetërore.

”Diskriminimi si formë e dallimit dhe përjashtimit në baza etnike në Maqedoni në 15 vitet e fundit shfaqet fuqishëm, kjo edhe përkundër faktit se dy etnitë më të mëdha në vend arritën një marrëveshje (Marrëveshja e Ohrit) për barazim në të gjitha sferat. Siç do të mund ta vëreni nga tabelat e mëposhtme, kjo marrëveshje nuk po gjen zbatim edhe 15 vjet pas nënshkrimit të saj.
Nëse flasim me përqindje, ashtu siç na kanë kategorizuar neve në atë marrëveshje (“bashkësia etnike mbi 20%”), shqiptarët do të duhej që me 25 % të jenë pjesë e administratës shtetërore. Megjithatë, kjo shifër edhe 15 vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes dhe 12 vite pasi që duhej të përfundonte implementimi i saj, ende është 19%.
Duke u bazuar në raporte zyrtare (Raporti vjetor i Avokatit të Popullit për nivelin e sigurt të respektimit, avancimit dhe mbrojtjes të lirive dhe të drejtave të njeriut, 2015) dhe Raportin vjetor për të dhënat prej Regjistrit të të Punësuarve në Sektorin Publik për vitin 2015, Departamenti i Shoqërisë Informatike dhe Administratës i Lëvizjes BESA e analizoi nivelin e përfaqësimit, më saktë, të mospërfaqësimit e diskriminimit të shqiptarëve, në administratën publike dhe erdhi në këto rezultate:

SIOFA Besa


/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori