LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët nuk japin përgjigje për dakordimet e fundit të BDI-së

Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët nuk japin përgjigje për dakordimet e fundit të BDI-së

Bisedimet të cilat janë duke u zhvilluar gati dy javë ndërmjet LSDM-së dhe BDI-së për çështje kruciale dhe kërkesa legjitime të shqiptarëve, siç është zyrtarizimi i gjuhës shqipe, janë përafruar. BDI për propozimet e gjuhës shqipe dhe kërkesat tjera i ka kërkuar LSDM-së nënshkrimet për siguri në qeverisjen e ardhshme.

Osmani: Jemi dakord me ligjin për gjuhën shqipe, diskutojmë për bashkëqeverisje (Foto)
Lexo po ashtu Osmani: Jemi dakord me ligjin për gjuhën shqipe, diskutojmë për bashkëqeverisje (Foto)

Telegrafi Maqedoni mbrëmë njoftoi se BDI kishte mbledhur kryesinë për të diskutuar çështjen e gjuhës shqipe. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani mbrëmë deklaroi se LSDM dhe BDI kanë rënë dakord me ligjin për gjuhën shqipe dhe tani në vazhdimësi po diskutohet për bashkëqeverisje.

Nga ana tjetër dy partitë tjera shqiptare, nënshkruese të Deklaratës së inicuar nga kryeministri Edi Rama në Tiranë, si Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, nuk i komentojnë dakordimet e BDI-së rreth çështjes për gjuhën shqipe.


Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët për Telegrafi Maqedoni thotë: Do të shqyrtojmë në organet partiake, në kuvendin qendror, ditën e dielë.

Gjithashtu edhe nga Lëvizja Besa nuk i komentuan deklaratat e mbrëmshme të zëdhënësit Bujar Osmani.

‘Nuk kemi çfarë i komentojmë dakordimet e subjekteve tjera politike’, thonë nga Lëvizja Besa për Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me formimin e qeverisë së re, sot kryetari i LSDM-së ishte në Sarajevë dhe në një konferencë për media tha se nënshkrimet për mandatin tashmë janë siguruar dhe se Maqedonia në gjysmën e parë të muajit mars do të ketë qeveri të re të udhëhequr nga LSDM. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori