Lëvizja Anti Bixhoz përmes një konference për shtyp ka theksuar se edhe përskaj betejës që ka bërë për mbylljen e kazinosë afër Universitetit të Tetovës dhe shkollës së Mjekësisë, megjithatë në vend ka vazhduar edhe më tej hapja e kazinove.
“Kumari tek ne nuk është problem lokal, as problem komunal, as problem sezonal, më së paku problem që do të shtjellohet vetëm para zgjedhjeve, por është kancer i kamotshëm që ia tejkalon çdo kriminaliteti shoqëror. Derisa ne si lëvizje bashkë me qytetarët e ndaluam hapjen e kazinosë tek Universiteti i Tetovës, nga ana tjetër u hapen edhe shumë objekte tjera që e rënduan edhe më tej situatën e na nënçmuan edhe me shumë si lëvizje dhe shoqëri në përgjithësi”, tha Jushi Emërllau nga Lëvizja Anti Bixhoz.
Nga Lëvizja Anti Bixhoz po ashtu kanë shprehur revoltën edhe ndaj kryeministrit Zaev që nuk ka mbajtur premtimin për moslejimin e hapjes së objekteve të lojërave të fatit.
“E përkujtojmë kryeministrin se në takimin që e patëm, premtoi se do të veprojë konform shteteve të rajonit dhe nuk do të lejojë hapjen e objekteve tjera, mirëpo ndodhi e kundërta, ata u shumëfishuan, e si duket e keqkuptoi hyrjen e Maqedonisë së Veriut në gjirin e shteteve evropiane duke menduar se numri i madh i objekteve të kumarit do të na mundësojë të bëhemi anëtare të saj”, deklaroi në konferencën për shtyp, Jushi Emërllau nga Lëvizja Anti Bixhoz.
Krahas kësaj, nga kjo lëvizje theksuan se nëse nuk sillet ligji për lojërat e fatit, do të bëjnë thirrje për padëgjueshmëri qytetare. Sipas tyre, liderët duhet që sa më parë të harmonizojnë qëndrimet e tyre e të sjellin ligj, i cili do të mbrojë qytetarin.
“Ne si Lëvizje Anti Bixhoz i bëjmë thirrje Kryeministrit, Ministrit te Financave, liderëve të subjekteve politike të qëndrojnë në fjalën e dhënë, përndryshe do të vazhdojmë t`i detektojmë si fajtorë kryesore për situatën e krijuar dhe të mos bëhen pre e shantazheve të organizatorëve të atyre lojërave dhe sa më parë të harmonizojnë qëndrimet e tyre e të sjellin ligj, i cili do të mbrojë qytetarin përndryshe do të bëjmë thirrje për padëgjueshmëri qytetare pasi llogarisim se Qeveria nuk ka nevojë për pagesat e qytetareve pasi financohet nga kumari” theksoi Jushi Emërllau nga Lëvizja Anti Bixhoz.
Nga kjo lëvizje kandidatëve për kryetar komune u kanë apeluar që të jenë të kujdesshëm në premtimet e tyre./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa