Lëvizja Anti-bixhoz është e zhgënjyer me qasjen e deritanishme të presidentit të shtetit, kryeministrit, zëvendëskryeministrave dhe partive politike lidhur me mos zgjidhjen e problemit me kazinotë. Në një takim me gazetarët, nga kjo shoqatë theksuan se shteti nuk është i përkushtuar për sjelljen e ligjit për lojërat e fatit. Sipas tyre, politikanët tjetër flasin në takime dhe tjetër veprojnë në realitet.
“Është premtuar dislokim të kazinove dhe bastoreve, sepse edhe kryeministri deklaroi se do të bëhet diçka pasi situata është alarmante, mirëpo asgjë nuk duket se është duke u punuar për këtë çështje. Flitet për transparencë, ndërsa nga ana tjetër – Ministria e Financave jep leje të reja për bastore. Dyshojmë se vokabulari i zyrtarëve është më tepër politik sesa zgjidhje adekuate. Zëvendëskryeministri nuk u prononcua për dhënien e lejes në seancën e 136 për hapjen e zinxhirit te bastoreve Maxbet, ndërsa heshtin edhe institucionet tjera”, tha Jushi Emërllahu nga Lëvizja Anti-bixhoz.
Nga kjo Lëvizje nënvizuan se ende nuk është mbajtur debati i dytë për Ligjin e ri për lojërat e fatit.
“Pas debatit publik në Komisionin për financa dhe buxhet , në muajin e gjashtë, brenda dy javësh duhej të mbahej debati i dytë, mirëpo nuk ndodhi asgjë. Ne nuk mund ta kuptojmë apatinë dhe neglizhencën e tyre, ndërsa në hapjet pompoze të kazinove marrin pjese si të ftuar të tyre. Madje, organizatorët e lojërave të fatit paraqiten si shpëtimtarë të shtetit, ndërsa ata i ka verbuar interesi dhe nuk janë të vetëdijshëm për shkatërrimin e harmonisë familjare”, deklaruan nga kjo lëvizje.
Më tej, ata përsëritën se kërkesën që distanca e objekteve të lojërave të fatit nga vendbanimet dhe institucionet publike duhet të jetë 3 kilometra.
“E vërteta është se në këto objekte pëson popullata, pasi atje paguan shtresa më e varfër e popullatës. U bëjmë thirrje autoriteteve vendimmarrëse që sa më shpejtë të mbrojnë qytetarët dhe të miratojnë Ligjin me dislokim 3 kilometra larg vendbanimeve. Jemi shndërruar në Las Vegas të Ballkanit”, tha Emërllahu.
Gjatë takimit të djeshëm me gazetarë, nga kjo lëvizje potencuan se nëse në një kohë të shkurtër nuk miratohet ligji, atëherë do të pasojnë protesta masive në Shkup dhe do të bllokohen madje edhe rrugët. “Ne kemi menduar se kemi të bëjmë me politikanë të ndërgjegjshëm dhe kemi lënë hapësirë që të reflektojnë, por nga ajo që po shohim – kemi të bëjmë me njerëz të papërgjegjshëm, prandaj shumë shpejt do të kemi edhe protesta masive”, theksuan nga Lëvizja Anti-bixhoz.
Ata ftuan partitë politike që të merren më seriozisht me këtë çështje – në të kundërtën, revolta do të jetë e madhe. Ata ndjehen të tradhtuar nga politika, sepse nuk është bërë asgjë deri më tani që ky problem të merr epilog./Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”

Berisha: Rama u shndërrua në argat të Vuçiqit, asnjë arritje në 12 vite

Ndarja nga jeta e Andis Harasanit, politikanët ndajnë kujtime dhe mesazhe ngushëllimi

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa