Bayern Munich e ka fituar bindshëm ndeshjen e radhës në Bundesliga, këtë herë si nikoqir i Bayer Leverkusenit.

“Bavarezzët” i arkëtuan pikët e plota me rezultat 3-0, sfidë që e dominuan në të gjitha aspektet.


Serge Gnabry me një gol të bukur e kaloi Bayernin në epërsi pas një asistimi fantastik të Tom Bischof (25’).

Ndërsa, vetëm gjashtë minuta më vonë Nicolas Jackson shënoi me kokë pas harkimit të Konrad Laimer (31’).

I njëjti realizoi sërish nëntë minuta më vonë, mirëpo goli këtë herë u anulua për pozitë jashtë loje.

Kurse, për fitoren u përkujdes ta vendos autogoli i Loic Bade (44’).

Me këtë triumf, Bayern shkon në kuotën e 27 pikëve në Bundesliga, derisa Leverkusen renditet në pozitën e pestë me 17 sosh./Telegrafi/

telegrafi sport app