LAJMI I FUNDIT:

Lëvdata nga ekspertët dhe rekord golash: Liverpooli përballet me PSG-n më të mirë ndër vite

Lëvdata nga ekspertët dhe rekord golash: Liverpooli përballet me PSG-n më të mirë ndër vite

Paris Saint-Germain po përgatitet për një nga sfidat më të mëdha të sezonit – ndeshjen e raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.  

Kjo vjen në një kohë kur PSG-ja e Luis Enrique po shkëlqen, duke treguar një nga versionet më të mira të saj në vitet e fundit. 

Por e gjithë kjo do të shihet ndaj një rivali shumë të fortë siç është Liverpooli. 


PSG pa Mbappé: Një ekip më i fortë kolektivisht? 

Pas largimit të Kylian Mbappe, shumë dyshonin në aftësinë e PSG-së për të mbijetuar pa yllin e tyre më të madh. Megjithatë, Luis Enrique ka provuar të kundërtën.  

“Unë mendoj se pa Mbappé, ne jemi më të mirë si ekip, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje”, deklaroi trajneri spanjoll në fillim të shkurtit.

 

Kjo tezë është mbështetur edhe nga lojtarët. Vitinha, një nga lojtarët e ekipit, tha: “E dinim se duhej ta zëvendësonim Mbappen si kolektiv, dhe këtë e kemi bërë. Tani jemi më të mirë si ekip”. 

Rezultatet e fundit e vërtetojnë këtë. PSG-ja nuk ka humbur që nga nëntori, kur u mposht 1-0 nga Bayern Munich.  

Që atëherë, skuadra franceze ka regjistruar 22 ndeshje pa humbje, duke përfshirë 10 fitore radhazi. Më mbresëlënëse është efikasiteti i sulmit: në 10 ndeshjet e fundit, PSG ka shënuar 40 gola, mesatarisht 4 gola për ndeshje. 

Luis Enrique: Ne jemi në nivelin e Liverpoolit  

Përpara ndeshjes, Luis Enrique nuk u tremb nga reputacioni i Liverpoolit, i cili është lider i Ligës Premier dhe ka performuar shkëlqyeshëm në Ligën e Kampionëve. “Në letër, ata janë një nga ekipet më të mira në Evropë. Krahasimi i nivelit tonë me të është një nxitje për ne. Statistikat tona janë në të njëjtin nivel me ato të çdo ekipi tjetër”, deklaroi Enrique. 

Ai gjithashtu lavdëroi trajnerin e Liverpoolit, Arne Slot: “Ishte e vështirë të përmirësoje punën e Klopp, por ai ka krijuar një ekip pothuajse perfekt në më pak se një sezon”. 

Besimi i lojtarëve dhe lavdërimet e ekspertëve 

Joao Neves, një nga lojtarët kryesorë të PSG-së, shprehu besimin e tij: “Ne jemi më të mirë si ekip. Nuk kemi humbur për katër muaj dhe jemi në një dinamikë shumë të mirë.” 

Edhe ekspertët janë të mahnitur nga performanca e PSG-së. Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, tha: “Më pëlqen gjithçka rreth Luis Enriques dhe mënyra e tij e lojës. Ai ka krijuar një ekip shumë të ri dhe dinamik”.

Adi Hutter, trajneri i Monacos, shtoi: “Ky është versioni më i mirë i PSG-së që kam parë. Ata janë një kandidat serioz për të fituar Ligën e Kampionëve”. 

Edhe Daniel Riolo, një gazetar i njohur francez, pranoi: “Teknikisht dhe taktikisht, ata janë perfekt. Nuk shoh se si mund të mposhten”. 

PSG-ja po kthehet në formën e saj më të mirë, duke kujtuar ditët kur dominonte Ligue 1 dhe Europa. “Po kthehemi në vitet 2014-2018, kur rivalët kishin frikë nga PSG-ja”, deklaroi Riolo. 

Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës
Lexo po ashtu Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Me Luis Enrique në krye, PSG-ja është gati të shkruajë një kapitull të ri në historinë e saj evropiane – edhe pa Mbappé. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Pedri e pranon se nuk e meritoi çmimin 'Lojtari i ndeshjes', tregon se cilit bashkëlojtarë do t'ia dhurojë

Pedri e pranon se nuk e meritoi çmimin 'Lojtari i ndeshjes', tregon se cilit bashkëlojtarë do t'ia dhurojë

La Liga
Barcelona synon yllin e Ligës Premier si pasues të De Jongut

Barcelona synon yllin e Ligës Premier si pasues të De Jongut

La Liga
Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori