Elona – vajza e shkrimtarit të njohur Shkrimtari i njohur shqiptar, Dritëro Agolli – ka publikuar disa letra të ditëve të para të martesës së prindërve të saj. Më poshtë mund të lexoni letrat që Dritëroi ia ka shkruar bashkëshortes së tij, Sadijes, pas 6 janarit – ditës së martesës së tyre.
LETRA E I-rë:
“E dashur Sadije,
U ktheve në shtëpi e lodhur, po me fitore. U bëre zyrtarisht gruaja ime. S’ka tani tërc-mërc. Emrin tim e ke edhe në pashaportë. Bëjmë shaka, se s’ka ndonjë rëndësi një vulë e thatë. Ne edhe sikur mos e kishim atë vulë prape bashkë do të ishim.
Dje, pas celebrimit tonë të famshëm, unë kam qerasur gjithë ata njerëz. Të trashëgohesh, thosh njeri; të trashëgohesh, thosh tjetri. Sikur ne u fejuam dje! Siç duket ajo e djeshmja paska rëndësi dhe u quajtka si martesë.
Lutjen a e bëre? Mos e lër pas dore dhe mos i nënvleftëso formalitetet, si unë, se ngatërron punën siç e ngatërrova unë në zyrën e gjendjes civile në Shkodër. Po më mirë që e bëmë celebrimin në Tiranë, u bëmë natyrshëm e më njerzishëm. Edhe Qakua me Vaskën ishin simpatikë.
Eja papritur ndonjëherë.
Të puth shumë
Dritëro
7.1.1965”.
LETRA E II-të:
“Ngrive ti sot tek autobuzi, moj e dashur ; dimri është stinë e vështirë për dashnorët! Sa marr udhën për në shtëpi, mendoj për të ardhur prape tek ti. Mua gjithnjë kur nisem më vjen keq që ndahem, dhe pa marrë biletën them me vehte: sikur mos ketë bileta e të ik pasdite! ( megjithëse duhet ikur në mëngjez).
Sonte binte dëborë. Dolla në rrugë me republikën e plakut, megjithëse është e vjetër, po ç’t’i bënja se më ngrinte koka. Ti ke të ftohtë? Atëherë po të puth fort që mos kesh të ftohtë.
Yti Dritëro
8 janar 65”.
LETRA E III-të:
“E dashur Sadije, si je, moj gruaja ime e shtrenjtë? Je bërë fare dembele, as shkruan letra, as na vjen nga Tirana. Unë rri këtu vetëm e mërzitem për ty. Kur vij ndonjëherë vonë, në dhomë s’ka dritë, në dhomë është ftohtë. Atëherë them me vehte se po të ishte Sadija ime e dashur nuk do të mbretëronte kjo gjëndje !
Prushi në mangall po më shuhet. Në dhomë po bën ftohtë. Më duket sikur jam brenda në ujë, si peshqit e mij në akuarium. Dua të mbulohem me jorgan, pra, që t’i shpëtoj këtij të ftohti. Prandaj natën e mirë.
Të puth shumë
Dritëro
10.1.1965”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gravurat e famshme (të censuruara) japoneze

“Të mjerët na për patriotë që paskemi pasë ...”

Papa në geto - fragment nga autobiografia e Françeskut

A mund të ndreqet ky “mëkat” i Asdrenit?

Në Prizren, midis të vdekurve dhe të gjallëve

Jeta në komunizmin shqiptar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë