Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar letrën e dërguar nga Serbia në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Për këtë letër, Haradinaj tha se është veprim për “shkak të gabimeve të Kosovës”.
Ai këto deklarate i bëri para fillimit të seancës që ka në rend të ditës votimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare.
Sipas Haradinaj, fajtor për këtë situatë është edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka bërë gabime, duke i quajtur si “minusa” në aspektin ndërkombëtar.
“Prej gabimeve të Kurtit edhe Serbia shkon në një hap më tutje, pra e na krijon edhe më shumë minuse t’i quaj kështu sepse një letër të tillë drejtuar NATO me siguri Serbia ka përgatitur një narrativë. Nuk vjen letra e para, ata me siguri gjatë gjithë kohës pra kanë dërguar raporte, informata gjoja se Kosova vepron kundër komunitetit serb apo zhvillimeve tjera. Pra, është ajo që e kemi paralajmëruar me kohë dhe thellimi i humbjeve për Kosovën në planin ndërkombëtar”, është shprehur Haradinaj.
Ai ka thënë se në NATO gjendet një numër i konsiderueshëm i vendeve të cilët nuk e njohin Kosovën si Republikë dhe janë në mbështetje të Serbisë.
“Jo ne nuk jemi tani për tani çështje për të diskutuar sepse nuk ka një proces ta quaj ashtu kontraktual po p.sh. ka vende skeptike jo njohëse të NATO-s, do ta shfrytëzojnë çdo herë edhe pozicionin e Serbisë, sikurse e dini për anëtarësim për NATO e po ashtu ka rëndësi marrëdhëniet ndër fqinjësore sikurse për anëtarësime dhe për të tjera”, ka thënë ai. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar