LAJMI I FUNDIT:

Letra e përbashkët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë, reagon Abdixhiku: Dështim spektakular, turpërim ndërkombëtar, e dëm historik

Letra e përbashkët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë, reagon Abdixhiku: Dështim spektakular, turpërim ndërkombëtar, e dëm historik

Qeveria e Kosovës ka marrë përgjigje të drejtpërdrejtë nga udhëheqësit e tre vendeve kryesore evropiane për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

Në një letër të përbashkët, kancelari gjerman, kryeministrja e Italisë dhe presidenti i Francës i kanë bërë të qartë kryeministrit Albin Kurti se pranimi i Kosovës në këtë institucion nuk do të jetë i mundshëm pa krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, këtë e ka përshkruar si “një dështim spektakular,” “një turpërim ndërkombëtar,” dhe “një dëm historik”.


Abdixhiku ka vënë theksin në atë që ai e sheh si një seri gabimesh të bëra nga Qeveria e Kosovës, duke përfshirë një ndryshim të papritur në strategjinë dialoguese dhe një dështim në të kuptuarit e rëndësisë së diplomacisë serioze.

Gjermania, Franca dhe Italia këmbëngulin: Pa Asociacion, nuk ka pranim të Kosovës në Këshillin e Evropës
Lexo po ashtu Gjermania, Franca dhe Italia këmbëngulin: Pa Asociacion, nuk ka pranim të Kosovës në Këshillin e Evropës

“Republika e Kosovës mbeti e humbur, e turpëruar dhe sërish e kushtëzuar rëndë,” thekson ai.

Kreu i LDK-së bën thirrje për një ndryshim të menjëhershëm në qasjen e Qeverisë, duke përdorur këtë moment si një rast për vetëreflektim dhe për të mësuar nga gabimet.

Ai përsërit vendosmërinë e LDK-së për të qëndruar në rrugën e duhur dhe për të propozuar një qasje më përgjegjëse ndaj detyrimeve ndërkombëtare.

Abdixhiku theksoi nevojën për liderë që të dallojnë nga populistët, duke vënë interesat e vendit mbi lojërat politike.

Ai paralajmëron se nëse situata nuk ndryshon, Kosova mund të shndërrohet në një shtet pa perspektivë dhe të zymtë, dhe bën thirrje për një kthesë të menjëhershme që do të përfshijë dorëheqjen e udhëheqësve aktualë, shpërndarjen e Qeverisë, dhe organizimin e zgjedhjeve të reja për të rikthyer politikën normale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Politikë
Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

Lajme
Kalo në kategori