Në librin “Voyage en Grèce, fait dans les années 1803 et 1804, par J. L. S. Bartholdy”, gjejmë një kapitull që detajon luftën e ndërmarrë nga Ali Pashë Tepelena kundër suljotëve gjatë vitit 1792, me titullin “Guerre d’Ali-Pacha contre les Souliotes”.
Në fakt, autori i këtij libri është mbështetur në veprën “A Survey of the Turkish Empire” të anglezit William Eton. Autori nuk ka folur vetë, por ka sjellë rrëfimin e një personi tjetër, që tregon se në vitin 1792, i gjendur në shërbim të Francës, në rolin e përkthyesit, u dërgua nga konsulli francez pranë Ali Pashës, në kryeqytetin e Epirit, Janinë.
Në vijim, do të gjeni rrëfimin e plotë, në lidhje me shkëmbimet ndërmjet Llambro Xhavellas dhe Ali Pashë Tepelenës.
“…Dy ditë pasi vendosi kampin e tij ushtarak në fushat e Sulit, ai urdhëroi që të sillnin para tij kapiten Xhavellan (i zënë rob), dhe jo vetëm që i ofroi atij lirinë, por madje i propozoi që ta bënte atë ‘buluk-bash’ të krahinës, vetëm nëse do të ndihmonte Ali Pashën që të bëhej zot i malit. Xhavella u përgjigj se, për sa kohë që ai ishte i lirë, ai ishte i gatshëm të shkonte në mal dhe të bindte mbështetësit e tij, domethënë gjysmën banorëve, që t’i nënshtrohen dhe të marrin armët kundër Bogias (Boçari); në këtë mënyrë, ai mund të fuste trupat e pashait në Tripë, ndërsa pala e kundërt do të ishte e lumtur të qëndronte në paqe pa luftuar. Pikërisht për këtë, Pashai e pyeti se çfarë garancie mund ti jepte atij në lidhje me mbajtjen e premtimit të tij:
‘Djalin tim të vetëm, dymbëdhjetë vjeç – u përgjigj Xhavella – që unë do të të jap si peng, i cili është më i rëndësishëm sesa jeta ime, dhe që ti mund ta dënosh nëse unë të mashtroj.’
Si rezultat, Xhavella e thirri të birin që të zbriste nga mali; por sapo u ngjit vetë në mal, i shkroi Pashait letrën në vijim:
‘Ali Pasha, unë gëzohem që mashtrova një tradhtar. Tani jam këtu për të mbrojtur vendin tim kundër një kusari. Djali im do të vdesë ; por para se të shuhem, do të hakmerrem për të. Do të trajtohem si një baba i pashpirt, sepse kam sakrifikuar birin tim për sigurinë time personale; por unë mund t’i përgjigjem kësaj, se nëse ti do të ngjiteshe në mal, ai do të vdiste gjithsesi me të gjithë pjesën tjetër të familjes sime, dhe se nuk do të kisha qenë më këtu për të marrë hakun e tij. Nëse fitojmë, mund të kem fëmijë të tjerë : gruaja ime është ende e re; por nëse djali im, që është i ri, nuk di të vdesë i lumtur për të mirën e vendit të tij, atëherë ai nuk meriton që të jetojë, dhe as që ta pranoi atë për djalin tim. Eja, pra, tradhtar! Po vloj të hakmerrem, dhe jam armiku yt i papajtueshëm.’
Pashai, pavarësisht tërbimit të tij, nuk e gjykoi të domosdoshme që të digjte Xhavellën e ri, dhe e dërgoi atë në Janinë, pranë djalit të tij, Veli Pashës, i cili qeveriste gjatë mungesës së tij. Unë kam qenë me të kur i dërgoi atij këtë fëmijë; ai u përgjigj të gjitha pyetjeve që i bënë, me një lloj shpirti dhe guximi, që ngjalli admirim tek të gjithë. Veli Pasha i tha atij se priste urdhërin e babait të tij për ta pjekur në hell. ‘Unë nuk kam frikë prej teje’ – iu përgjigj fëmija; ‘Babai im do të bëjë të njëjtën gjë me babanë apo me vëllanë tënd, nëse ai do të mund ti zë robër.’
Atë e hodhën në një birucë, me bukë dhe ujë.” /Darsiani/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çfarë është njeriu dhe pse ai nuk është kafshë?

Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973
Skënderbeu me mbretin e Polonisë dhe Janosh Huniadin

Kupë e përshëndetjes

Piktori i madh i vetmisë
A është hapësira një galeri e ardhshme e artit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk