LAJMI I FUNDIT:

Letërsia nga Maqedonia në panairin e librit në Frankfurt

Letërsia nga Maqedonia në panairin e librit në Frankfurt
Foto: Ilustrim

Më shumë se 400 tituj prej mbi 250 autorë nga Maqedonia, të shpërblyera dhe përkthyera, midis të cilëve edhe 70 tituj të përkthyera në gjuhë evropiane, do të ekspozohen në stendën e Republikës së Maqedonisë në panairin e librit në Frankfurt, i cili do të mbahet nga sot e deri më 15 tetor.

Prezantimi i Maqedonisë në panairin në Frankfurt sivjet është në organizim të Asociacionit të Botuesve të Maqedonisë, ndërsa financiarisht është i mbështetur nga Ministria e Kulturës. Komisarë të prezantimit të sivjetmë në panair janë shtëpitë botuese “Tri”, “Ars Lamina”, “Kultura” dhe KSC Polica.

Stenda promovuese e Maqedonisë do të jetë e vendosur në hallën e pestë për pjesëmarrësit ndërkombëtar nën moton “Magjia e letërsisë nga Maqedonia”.


Më 14 tetor në orën 12 në njërën nga qendrat promovuese të panairit do të mbahet panel diskutim me temë “Sfidat në rrugën drejt afirmimit ndërkombëtar të letërsisë së ‘gjuhëve të vogla’”. Është paraparë të marrin pjesë përfaqësues nga Agjencia sllovene për libra, një nga autorët më të përkthyer nga Maqedonia Lidija Dimkovska, Stefano Bisaçi, agjent italian dhe pronar i agjencisë “Tempi inregolari” dhe nënkryetari i Shoqatës së botuesve gjeorgjianë.

Panairi i librit në Frankfurt është manifestimi më i madh i industrisë botuese ndërkombëtare. Sivjet do të ketë rreth 7.300 botues nga më shumë se 100 shtete dhe rreth 300.000 vizitorë. Janë paraparë rreth 4.000 ngjarje dhe pjesëmarrje e 100.000 gazetarëve të akredituar, duke përfshirë edhe 2.400 blogerë.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Lajme
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Lajme
Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori