Të ka ardhur dita ta shpëtosh Malin e Zi. I dashur Dritan, po të drejtohem, pa persi, në emrin tim personal, si mik i babait tënd të ndjerë dhe si shqiptar i cili para teje ka pasur beteja në skenën politike të Malit të Zi. Po të drejtohem sepse të ka ardhur dita (kucnula URA) për ta shpëtuar Malin e Zi. Pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës, URA jote determinon përbërjen e ardhshme të Qeverisë së Malit të Zi. Por, determinon edhe mbrojtjen ose zhdukjen e Malit të Zi të pavarur. Ndoshta më shumë se UNIONI im ( Unioni Demokratik i Shqiptarëve) që ka determinuar logjistikën minoritare që Mali i Zi ta rikthente pavarësinë dhe të bëhej shtet sovran e ndërkombëtarisht i njohur.
Po të drejtohem, sepse po dëgjoj se të është mbushur mendja që qeverinë e re ta krijosh me ata të cilët nuk janë të lumtur që është krijuar Mali i Zi i pavarur, që nuk e njohin atë, të cilët e shohin vetëm si Spartë serbe. Nga ana tjetër, e di se ti e do Malin e Zi. Ndoshta më tepër se unë. Sepse, unë e dua Shqipërinë më shumë se ti. E di se që të dy kemi qenë të lumtur në ditën e shpalljes së rezultatit të Referendumit me 21 maj 2006.
Unë sot jam krenar, që si njëri prej liderëve shqiptarë kam ndikuar në atë rezultat. Ti nesër do të mund të ishe krenar që si “politicien qytetar” në mënyrë vendimtare do të ndikoje që ky rezultat të vazhdojë të jetojë. Por, i dashur Dritan, këtë mund ta bësh vetëm nëse heq dorë nga qëllimi yt. Vetëm nëse ujdi bën me kundërshtarin tënd më të madh politik. Pse ta them këtë? Për arsye se në kohën time unë jam sjellë ashtu. Dhe, nuk jam penduar. Z. Millo Gjukanoviq në vitet e ‘90-ta të shekullit të shkuar ka qenë kundërshtari im më i madh politik, sepse sulmonte më së shumti trupin tim zgjedhor, por ka qenë edhe partneri im më i madh politik, sepse pa të nuk mund të merrej rruga e rikthimit të pavarësisë së Malit të Zi. E, pa të, nuk do të zbardhte dita as për malazezët, as për shqiptarët.
Për këtë arsye, e kam përkrahur me zemër në zgjedhjet e para presidenciale në fund të viteve të ‘90-ta, pasi që ai ishte distancuar nga politikat e Sllobodan Millosheviqit. Për këtë arsye, e kam përkrahur me zemër në fillim të viteve 2000, për të krijuar logjistikën për shumicën e referendumit, për këtë arsye kam bërtitur deri ne kupë të qiellit në mitingun përfundimtar se të gjithë shqiptarët do të përkrahin pavarësinë e Malit të Zi, sepse ai është edhe shtet i tyre. Ashtu edhe u bë.
E di me siguri se ishe në mesin e tyre. Nuk ishte pushteti malazez as atëherë, e nuk është as sot pa mangësi. Por, është dashur e duhet edhe sot që t’ia vëmë mirë gishtin kokës se me kë duhet të zvogëlohen ato mangësi, pasi që është vështirë të eliminohen.
I kam folur Millo Gjukanoviqit për ato mangësi dhe lëshime të pushtetit të tij karshi të drejtave demokratike të shqiptarëve publikisht, në Kuvendin e Malit të Zi. Por, edhe kam shtuar se ai do të ketë përkrahjen tonë. Sepse, i kam thënë “pa Ju Mali i Zi do të ishte i çetnikëve” (“Bez Vas bi Crna Gora bila Ravna Gora”). Për këtë arsye e kam përkrahur. Kështu do të ishte edhe sot. Së këndejmi, ti nuk do të krijosh aleancë me forcat që “Ravna Goren” e duan me shumë se “Crna Goren”. Nuk do të shkosh atje, sepse nuk do të ta bënin hallall malazezët, shqiptarët, disa serbë, boshnjakët, myslimanët, kroatët, romët, rajoni, NATO, BE…
Kishte edhe në atë kohë nga ata që do t’më duartrokisnin sikur të mos e përkrahja. Në prag të Referendumit, kam pasur edhe ofertë që përkohësisht do të më çonte në telat e çiftelisë, vetëm sikur të pranoja që shqiptarët në prag të referendumit të ashpërsonin kursin ndaj Gjukanoviqit. Nuk e doja lavdinë e cila do ta rrezikonte pavarësinë e Malit të Zi, e me këtë edhe pavarësinë e Kosovës. Sikur ti sot të shkoje në aleancë me kundërshtarët e Malit të Zi të pavarur do të kaloje në lakun e lahutës.
Do të të lëvdonin për një përdorim shefat e tu potencialë në qeverinë e Malit të Zi. Ata të cilët kanë qenë kundër pavarësisë së Malit të Zi dhe të cilët kanë bërë grevë urie kur Mali i Zi e ka njohur Kosovën e pavarur. Do të të bekonte lideri i tyre politik me fustanellë të popit, i cili e ka mallkuar Gjukanoviqin kur e ka njohur Kosovën. Por, Dante do të të hidhte në rrethin e nëntë.
Andaj, mos shko atje, të lutem si njeri! I dashur Dritan, do të kishe mirëkuptimin tim për ta rrëzuar pushtetin kohëgjatë vetëm sikur të kishe mundësi ta zëvendësoje me një tjetër i cili Malin e Zi do ta kishte në rend të parë. Por, ta dish se as sot Mali i Zi nuk mund të ruhet pa Millo Gjukanoviqin.
Me partnerët tu potencialë nga Fronti Demokratik në pushtetin e ri, Mali i Zi do të zhdukej. Dalëngadalë, por në mënyrë të paevitueshme. Ashtu si edhe ti, që do të zhdukeshe në kthesën e parë të mësymjes së tyre nacionaliste serbe-ruse në Malin e Zi sovran. Krijo një qeveri pro-evropiane me ata që e kanë krijuar Malin e Zi dhe të cilëve nga posti më i lartë ekzekutiv do t’iu tregoje gabimet e bëra për të cilat duhet të ketë përgjegjësi.
Sikur unë të isha kryetar i PDS-së (Partisë Demokratike Socialiste), e cila edhe këtë herë ishte lista më e fortë zgjedhore dhe pa të cilën nuk do të kishte Mal të Zi të pavarur, do të kisha bërë kryeministër. Para kësaj, dua të më thërrasësh për drekë, në shtëpinë tënde, siç ka bërë babai yt në kohën kur po krijoheshin logjistikat për Malin e Zi sovran e ndërkombëtarisht të njohur, të cilin, kësaj radhe, mund ta shpëtoni vetëm ti me bashkëpartiakët tuaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMë në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
"Ajo po flet sllovenisht, kroatisht apo serbisht" - një video e Melania Trumpit bëhet temë diskutimi në internet
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova