Lëshohet njoftimi i parë nga Superliga Evropiane – mësohen planet e tyre për formatin që pritet ta ‘pushtojë’ futbollin
Planet për Superligën Evropiane më në fund janë zbuluar.
Një deklaratë erdhi vonë të dielën mbrëma duke konfirmuar se 12 klube evropiane duan të krijojnë një garë të re në mes të javës.
Manchester United , Man City, Chelsea , Arsenal , Tottenham , Liverpool , Juventus , AC Milan, Inter Milan, Real Madrid , Barcelona dhe Atletico Madrid janë bashkuar të gjithë si klube themeluese.
Këto 12 klube kanë dalë zyrtarisht nga Shoqata Evropiane e Klubeve.
Tre klube të tjera pritet të bashkohen, megjithëse këto nuk janë ende të ditura, me garën që planifikohet të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur.
Klubet themeluese do të marrin një pjesë prej 3 miliardë funte për të mbështetur planet e tyre të investimeve dhe “për të kompensuar ndikimin” e pandemisë.
Ata thonë se tani janë duke pritur të zhvillojnë diskutime me UEFA dhe FIFA për të punuar mbi propozimin.
Pas njoftimit, UEFA tha: “Klubet në fjalë do të ndalohen të luajnë në çdo garë tjetër, në nivel Evropian ose Ndërkombëtar, dhe lojtarëve mund t’u mohohet mundësia të përfaqësojnë ekipet e tyre kombëtare”.
FIFA shtoi: “[Ne] mund të shprehim vetëm mosmiratimin për një ‘ligë të mbyllur evropiane të shkëputur’ jashtë strukturave ndërkombëtare të futbollit.”
Deklarata e Superligës e së dielës zbuloi formatin e garës.
Formati i Garës
20 klube pjesëmarrëse, 15 Klube Themeluese dhe një mekanizëm kualifikues për pesë ekipe të tjera për t’u kualifikuar çdo vit bazuar në arritjet në sezonin e kaluar.
Ndeshjet e mesjavës me të gjitha klubet pjesëmarrëse që vazhdojnë të garojnë në ligat e tyre përkatëse kombëtare, duke ruajtur kalendarin tradicional të ndeshjeve të brendshme.
Një fillim gushti me klube që marrin pjesë në dy grupe me nga dhjetë skuadra, duke luajtur ndeshje në shtëpi dhe jashtë, me tre më të mirat në secilin grup automatikisht kualifikohen për çerekfinale. Ekipet që përfundojnë të katërtin dhe të pestën do të garojnë më pas në një play-off. Një format eliminimi me dy ndeshje do të përdoret për të arritur në finale në fund të majit, i cili do të vihet në skenë si një ndeshje e vetme në një vend neutral.
Klubet themeluese thonë se turneu i ri vjetor do të sigurojë “rritje ekonomike dhe mbështetje dukshëm më të madhe për futbollin evropian përmes një angazhimi afatgjatë për pagesa të pa solidarizuara që do të rriten në përputhje me të ardhurat e ligës“, bëhet e ditur më tej nga pikat kyçe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës