LAJMI I FUNDIT:

Lepuri futet në motor të avionit që vinte edhe në Kosovë, një milion euro dëmi

Lepuri futet në motor të avionit që vinte edhe në Kosovë, një milion euro dëmi

Nga Aeroporti i Prishtinës u nis më 2 gusht të këtij viti, por me të arritur në Bremen të Gjermanisë, avionit të kompanisë ETF Airways dyshohet se i ndodhi diçka e jashtëzakonshme.

Një lepur i hyri në motor dhe sipas drejtorit të firmës kroate, Stjepan Bediq, i shkaktoi dëm të madh fluturakes, duke e lënë jashtë operimit 12 ditë.

“Lepuri ka ngecur në motor. Ne e kemi bërë një kontroll special, me pajisje speciale. Vendosëm që motori nuk është i sigurt dhe instaluam një motor zëvendësues. Për shkak të kësaj shumë fluturime u anuluan, por ne bëmë më të mirën. Dëmi total, ishte 1 milion euro”, tha Bediq, transmeton Klan Kosova.


Gjysmë milioni u raportua të ketë kushtuar riparimi, 400 mijë euro marrja me qira e një avioni, ndërsa 100 mijë shpenzimet tjera.

Sipas Bediq, lepuri dyshohet të ketë hyrë në pistë e prej këtu në motor, nga një vrimë e gardhit.

Ai i tha Klanit se kur ndodhi ky incident, në avion kishte pasagjerë, por nuk e konfirmoi nëse ata ishin kosovarë.

Në trend Fun

Më shumë
Parashutisti pëson

Parashutisti pëson "sulm" gjatë fluturimit, pamjet e shpëtimit dramatik të tij bëhen virale

Interesante
Foto e pasaportës 95-vjeçare i lë përdoruesit e rrjeteve sociale të habitur

Foto e pasaportës 95-vjeçare i lë përdoruesit e rrjeteve sociale të habitur

Interesante
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Iluzioni optik që po huton njerëzit - a mund ta shihni foton edhe bardh e zi edhe me ngjyra?

Iluzioni optik që po huton njerëzit - a mund ta shihni foton edhe bardh e zi edhe me ngjyra?

Interesante
Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Fun
Kalo në kategori