Manchester United ka bërë të ditur se ka transferuar zyrtarisht Leny Yoron.

Klubi anglez bëri të ditur se mbrojtësi francez ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029.


Lojtari 18-vjeçar ishte në prag të transferimit te Real Madridi, por këta të fundit nuk pranuar të paguanin 50 milionë eurot e kërkuara nga Lille.

Kështu, Manchester United u fut në garë, duke transferuar lojtarin për 60 milionë euro.

“Manchester United është i kënaqur të konfirmojë se Leny Yoro i është bashkuar klubit, me kusht që të regjistrohet”, thuhet në njoftimin e Djajve të Kuq.

“Mbrojtësi francez ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2029, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër”.

“Në moshën vetëm 18-vjeçare, Yoro ka luajtur tashmë 60 ndeshje të ekipit të parë për Lille OSC”.

“Sezonin e kaluar, ai u emërua në ekipin e sezonit të Ligue 1, duke ndihmuar klubin e tij të përfundonte i katërti në ligë”, vazhdon komunikata e Man United. /Telegrafi/

telegrafi sport app