LAJMI I FUNDIT:

Lëngu i domates është ilaç i mahnitshëm për parandalimin e hipertensionit

Lëngu i domates është ilaç i mahnitshëm për parandalimin e hipertensionit

Rreziku i shtypjes së lartë të gjakut mund të zvogëlohet duke i bërë disa ndryshime në mënyrën e ushqyerit apo në stil të jetesës.

Simptomat e hipertensionit vdekjeprurës mund t’i parandaloni duke i ngrënë disa ushqime të caktuara, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, tani ekspertët shëndetësorë kanë treguar se edhe lëngu i domates mund t’jua zvogëlojë shtypjen e gjakut pasi që është i pasur me kalium.


Kaliumi është mineral i domosdoshëm në të cilin trupi mbështetet për ta shmangur shtypjen e gjakut, sepse i balancon efektet negative të sodiumit.

Sasia e madhe e sodiumit i rritë shanset e zhvillimit të hipertensionit. Pra, aq më shumë sodium që hani, aq më të rrezikuar nga shtypja e lartë e gjakut jeni.

Përveç lëngut të domates, edhe lëngu i portokallit dhe bananet janë të mbushura me kalium dhe ndihmojnë në kontrollimin e shtypjes së gjakut.

Ekspertët sugjerojnë që t’i pini 150ml lëng domateje apo portokalli në ditë, ose ta hani një banane të madhësisë mesatare.

Përveç se e zvogëlon rrezikun e hipertensionit, konsumimi i pemëve të mbushura me kalium i reduktojnë edhe rreziqet e zhvillimit të disa llojeve të kancerit, por edhe të sulmeve të zemrës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori