Francesco Totti dhe Kostas Manolas kanë pësuar dëmtime që në stërvitjen e parë.

Kapiteni që mbush 40 vjet në shtator ka lënë skuadrën për shkak të një problemi muskulor.


Klubi ka publikuar një komunikatë ku thuhet se për gjendjen e italianit legjendar do të dihet në ditët në vijim.

Manolas po ashtu ka ndërprerë më herët stërvitjen, ndërsa për të është nevojitur pak akull në gju. /Telegrafi/

telegrafi sport app