Vincent Kompany ka pësuar një tjetër lëndim në ndeshjen kundër Newcastle Unitedit.

Mbrojtësi i Manchester Cityt ka pasur probleme të vazhdueshme me lëndime në vitet e fundit për shkak të një problemi në muskulin e pasmë të këmbës që nuk po arrin ta rikuperojë.


kompanynewcastle 2 (Foto: Getty Images)

Në ndeshjen kundër Newcastle, ai luajti vetëm 11-të minuta dhe u detyrua të largohej nga fusha. Në vend të tij u inkuadrua Gabriel Jesus.

Po qe se lëndimi është serioz, atëherë Pep Guardiola do të ketë një krizë në mbrojtje, duke qenë se edhe John Stones është i lënduar.

Për më shumë, Liverpooli ka arritur marrëveshje me Southamptonin për transferimin e Virgil van Dijk.

kompnaynewcastle2 (Foto: Getty Images)

Mbrojtësi holandez ishte shënjestër e Cityt, por klubi nuk e pagoi shifrën e majme prej 75 milionë funtesh (84.5 milionë euro) për të.

City pritet të përfshihet në tregun e transferimeve në afatin e janarit, në mënyrë që ta forcojë mbrojtjen. /Telegrafi/

telegrafi sport app