LAJMI I FUNDIT:

Lëndohet një qytetar gjatë kërcimit nga ura në Liqenin e Ujmanit

Lëndohet një qytetar gjatë kërcimit nga ura në Liqenin e Ujmanit

Një qytetar është lënduar teksa ka kërcyer nga ura në Liqenin e Ujmanit, sot, më 12.08.2024.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin Mitrovicë-Veriu, Veton Elshani.

“Duke kërcy, ka rrëshqitur me kokë në gurë”,  tha shkurt Elshani.


I lënduari është dërguar në Spitalin e Mitrovicës, ndërkaq më pas është dërguar për në QKUK.

Ndërkaq, kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur keqardhje për rastin.

“Sot pata kënaqësi të takoj qytetarë të shumtë duke u larë dhe pushuar tek liqeni i Ujmanit. Por ndjeva keqardhje që një qytetar ishte lënduar duke kërcyer në ujë me çka i uroj shërim të shpejt”, ka shkruar Zeqiri.

Gjatë mesit të korrikut pas temperaturave të larta, dhjetra qytetarë kanë zgjedhur Liqenin e Ujmanit për t’u freskuar.

Megjithatë, me 24 korrik, një granatë dore shpërtheu skaj liqenit, duke dëmtuar disa vetura.

Për arsye sigurie, Policia e Kosovës, në mënyrë të vazhdueshme patrullon në atë pjesë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori