48-vjeçari S.A nga Kumanova është lënduar rëndë, pasi është goditur nga një makinë në rrugën lokale Kumanovë-Likovë.

MPB informon se makina ka qenë e drejtuar nga T.R (22) nga Kumanova, i cili menjëherë pas aksidentit të lënduarin e ka dërguar në Spitalin e Kumanovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, S.A është dërguar në klinikën "Nënë Tereza" në Shkup.

Hetime në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipe të SPB Kumanovë./Telegrafi/