Antoine Griezmann kishte një ndikim të madh te Atletico Madridi në javët e fundit, duke marrë çmimin e lojtarit të ndeshjes për paraqitjen kundër Portos dhe më pas duke testuar Thibaut Courtoisin në pjesën e parë të derbit të Madridit.

Por, francezi u largua në pjesën e parë të asaj ndeshje pasi po ndjente dhimbje. Pas një ndërhyrje të ashpër nga Dani Carvajal në kyçin e këmbës, lojtari u pa se pësoi lëndim në këmbën e djathtë.


Testet e kësaj të marte konfirmuan se Griezmann ka një lëndim dhe ai pritet të mungojë në ndeshjet kundër Sevillas dhe Granadës të shtunën dhe të mërkurën.

griezmann

Ky është një lajm më i keq për një Atleticon, me Diego Simeone që tani duhet të ristrukturojë sulmin e tij.

Joao Felix mund të startojë dhe trajneri argjentinas do të shpresojë se portugezi mund të dhurojë paraqitja të mira në pjesën e dytë të sezonit.

Ka pasur shumë lëndime tashmë për Colchoneros këtë sezon, por Griezmann ishte i disponueshëm për pjesën më të madhe të edicionit. /Telegrafi/

telegrafi sport app