LEN: Për 4 vite qeverisje, Artan Grubi investoi 25 milionë euro në aparate të kazinove

Lidhja Evropian për Ndryshim thotë se varfëria po rritet çdo ditë, krimi dhe korrupsioni po lulëzojnë, arsimi po shpërbëhet, por numri i kazinove po rritet. Sipas tyre, kjo është politikë dyfishe e Artan Grubit dhe BDI-së e Ali Ahmetit.
“Veprimet e fundit dëshmojnë se armiku kryesor i qytetarëve e veçanti shqiptarëve është politika dyftyrëshe e BDI-së. Me presion të opozitës dhe lëvizjes Anti-Bixhoz, u soll një ligj i cili do të obligojë kazinotë të jenë në një distancë prej shkollave. BDI vrapoi të marrë merita për këtë, se gjoja ka bërë një punë të mirë, por edhe për të tentuar të mbulojë hilenë që ua bën qytetarëve. Për çfarë distance flet BDI-ja, kur pikërisht 30 metra nga këtu ku jemi, një godinë që për vite me rradhë ishte universitet, sot është kazino” thuhet në deklaratën e tyre.
Në vijim, Lidhja Evropian për Ndryshim tha se BDI ka lejuar kazinotë online të hyjnë në çdo shtëpi dhe telefon të qytetarëve, duke e quajtur këtë një taktikë dyfishe.
“Nga ana tjetër, derisa fëmijët në shkolla, me vite të tëra nuk kanë libra, Qeveria e Ali Ahmetit dhe Artan Grubit, tani me nënshkrimin edhe të Përparim Bajramit për në janar të vitit 2024 në plan të parë kanë vendosur furnizimin edhe të 500 aparateve dhe 500 karrikeve të reja për kazino, si dhe reklama për kazinotë. Funksionerët e Ali Ahmetit, investimin e parë këtë vit, prej 5 milion eurove e bëjnë për kazinotë, ndërsa nuk ka asnjë dyshim se këto tenderë janë përgatitur për biznesmenët e krimit nga Beogradi” shtojnë ato.
Në përfundim, Lidhja Evropian për Ndryshim bën apel për ndryshim dhe thotë se politika e BDI-së po shkatërron themelimet e shoqërisë shqiptare duke e zënë vendin e kulturës, edukatës dhe zhvillimit me lojëra të fatit dhe kazino. Ata kërkojnë përgjegjësi dhe ndëshkim për veprimet korruptive, duke shpallur se kjo është rruga drejt një Shoqërie më të Mirë dhe një ardhmërie më të ndritshme për shqiptarët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës