LAJMI I FUNDIT:

LEN: Arsimi në RMV ndodhet në një kolaps të vërtetë

LEN: Arsimi në RMV ndodhet në një kolaps të vërtetë

Sot kur është dita ndërkombëtare e Arsimit, arsimi në vend ndodhet në një kolaps të vërtetë, akuzojnë nga Lidhja Evropiane për Ndryshim.

Para shkollave, thuhet në kumtesë, ka protesta shoviniste me qëllim pengimin e të drejtës për tu arsimuar, nxënësit nuk kanë libra, numër i madh i shkollave shqipe nuk kanë kushte elementare për zhvillim të mësimit.

“E që vendi i udhëhequr nga LSDM-BDI del më shoviniste se Rusia, këtë e dëshmon fakti që pikërisht para shkollave sulmohen gazetarët dhe tentohet edhe të ndalohet dhe fjala e lirë.


Lidhja Europiane për Ndryshim dënon ashpër edhe protestat që kanë për qëllim ndalimin e mësimit në gjuhën shqipe, por edhe sulmin ndaj gazetarëve.

Po ashtu kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme që të mos flejë, por menjëherë të veprojë si për dhunuesit ndaj gazetarëve ashtu edhe ndaj atyre që dëshirojnë të ndalojnë zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe.

Mos harrojmë, se pushteti dëshiron të na shesë pallavra se jetojmë në një shtet me vlera multietnike dhe tolerancë ndëretnike. A nga ana tjetër, kur janë në shprehje shqiptarët, po ky pushtet nxit tensione”, thonë nga LEN./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori