Leksione pas ndeshjes për Hudson-Odoin: Tuchel i tregonte anglezit pas ndeshjes se si duhej të lëvizte
Se e ka transformuar Chelsean në një skuadër që duhet t'ia kenë të gjithë frikën, kjo nuk ka dyshime më për Thomas Tuchel.
Trajneri gjerman e mori drejtimin e The Blues në fillim të këtij viti dhe ka arritur t'i plasojë në finale të Ligës së Kampionëve, të FA Cup dhe aktualisht janë në vendin e tretë në Ligën Premier.
Një tjetër strategji maestrale e tregoi edhe në takimin e sotëm ndaj Manchester Cityt, aty ku Chelsea fitoi më përmbysje 2-1 si mysafir i tyre.
Pa ndeshjes, Tuchel kishte disa këshilla për Callum Hudson-Odoin pas ndeshjes, me lojtarin që u inkuadrua në fushë në pjesën e dytë.
Gjermani i tregonte anglezit se si do të duhej të lëvizte në fushë, në mënyrë që të jetë më i hapur për bashkëlojtarët dhe të shënojë apo të krijoj raste shënimi. /Telegrafi/




























