Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për punimet për sanimin e tunelit në rrugën nacionale N-2 segmenti Mitrovicë-Qabër.
Lekaj tha se janë paraqitur disa probleme në lidhje me punimet si dhe kontratën, mirëpo të martën janë zgjidhur të gjitha problemet.
Sipas tij, punimet në këtë tunel do të përfundojnë brenda 25 ditëve, transmeton Telegrafi.
“Kemi pas probleme sa i përket kontratës, nuk ka qenë e definuar kontrata d.m.th projekti. Pothuajse punët që janë kryer e kanë përmbushur kontratën dhe pozicionet nuk i kanë paraparë sepse nuk mund ta lëmë në gjendje të keqe prapë. Kam kërkuar që të kryhen brenda standardeve dhe dje e kemi zgjidhur këtë çështje. Brenda 25 ditëve do të përfundoj”, ka thënë ministri Pal Lekaj.
Ai po ashtu foli edhe për projektet e rrugëve nëpër komunat e Kosovës, të cilat i ka bërë publike në rrjetin e tij social Facebook.
“Po i postojmë të gjitha projektet veç e veç për çdo komunë, në të gjitha komunat e Kosovës ne kemi projekte që janë duke u mbështetur nga ministria e Infrastrukturës dhe Transportit. 1.9 milion investime pasi janë shumë rrugë lokale, në Skenderaj. Ndërsa Prizrenin ia kemi lënë buxhetin 1.6 milion pasi ka rrugë të shtruara”, u shpreh ministri, Pal Lekaj.
Ndryshe, punimet për sanimin e tunelit në rrugën nacionale N-2 segmenti Mitrovicë-Qabër, kanë filluar më 12 nëntor të vitit të kaluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës
Luksemburgu me numrin më të madh të automjeteve për kokë banori në BE

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

A jeni gati? Sot fillon Karnavali Golden Eagle!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit