Lekaj: Në Drenas këtë vit nisin katër projekte të reja

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, duke numëruar projektet që do të financohen nga ministria që drejton në Komunën e Drenasit, ka thënë se përkushtimi i tyre prek secilën komunë të Kosovës, pa dallim.
Lekaj në Facebook shkruan se në Drenas këtë vit nisin katër projekte të reja.
Postimi i plotë i LekajtNë Drenas këtë vit nisim katër projekte të reja. Me një buxhet të planifikuar 1 milion e 50 mijë euro sivjet, ndërsa vitin e ardhshëm 1 milion e 300 mijë, në Drenas fillojnë: Ndërtimi i rrugës Vuçak – Tërdec Ndërtimi i rrugës tranzit Drenas – Kroni i Mbretit Ndërtimi i rrugës Gradicë – Zhilivodë Ndërtimi i rrugës së re Kroni i Mbretit – Liqeni i Vasilevës Përkushtimi jonë prek secilën komunë të Kosovës, pa dallim. Shihemi gjatë punimeve, Gllogoc! /Telegrafi/


















































