Lekaj, Kurtit: Mos u fsheh, merri përgjegjësitë që të takojnë

14:"Ridvan Slivova
Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duke komentuar mos takimin e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me presidentin Hashim Thaçi, ka thënë se Kurti nuk duhet të fshihet por t’i merr përgjegjësitë që i takojnë.
Lekaj në një postim në rrjetin Facebook shkruan se sot i erdhi dita Kurtit, ndërsa ai zgjodhi të mos jetë aty.
Lexoni të plotë postimin e Lekajt:
Albin ku je? Mos u fsheh! Merri pergjegjësitë që të takojnë! 15 vite ekzistencë për të ardhur te dita e sotme. Dhjetëra protesta të organizuara. Qindra aktivistë të burgosur. Mijëra ditë burg të mbajtura. Tre qytetarë, përkrahës tu të vdekur si pasojë e aksioneve të Lëvizjes tënde. Sot ty të erdhi dita, e ti zgjodhe të mos jesh aty! DËSHPËRUESE!. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/12/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































