Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj dhe deputetja Time Kadrijaj po marrin pjesë në takimin e Komisioneve të BE-së dhe Kosovës për MSA-në në Strasburg.
Në ditën e dytë të këtij takimi, Pal Lekaj dhe Time Kadrijaj, kanë folur para të pranishmëve në takim për mbrojtjen e ambientit, punët e gjelbërta dhe investimet në rini, dhe për sistemin e sigurimeve shëndetësore.
“Fillimisht, Pal Lekaj, ka theksuar se mbrojtja e ambientit është një obligim për të siguruar një mirëqenie për brezat e ardhshëm. Prandaj, duhet të zhvillohet legjislacioni që i përcakton vlerat kufitare për lirimin e gazrave, kriteret për mbrojtjen e ujërave, ajrit dhe të tokës nga ndotja dhe përdorimi i teknologjisë sidomos nga rinia, në të cilën duhet të investohet edhe me shumë, që të mbrohet klima dhe ambienti, në përputhje me standardet evropiane”.
Lekaj poashtu i ka përmendur edhe çështjen e rritjes së numrit të njerëzve në Kosovë, sikur edhe në gjithë botën, e kjo nënkupton, se kemi më pak burime për t’i përballuar kërkesat e popullsisë në rritje, poashtu e ka theksuar se zhvillimi dhe konsumimi i energjisë është në rritje, e kjo nënkupton se edhe ndotja e mjedisit po përhapet më shpejtësi e bashkë me të po ndodhin edhe ndryshimet klimatike”, thuhet në njoftimin për media.
Më tej në njoftim theksohet se Lekaj ka vazhduar tutje në fjalën e tij duke e potencuar nevojën që institucionet e Kosovës, sidomos qeveria, duhet ta ketë prioritet mbrojtjen e tokës – ndotjen e sipërfaqes natyrore të tokës nga aktivitetet industriale, komerciale, shtëpiake dhe bujqësore; Ndotja e ajrit – nga grumbullimin i substancave të rrezikshme në atmosferë të cilat substance na rrezikojnë jetën e njerëzve dhe të gjallesave të tjera; dhe ndotja e ujit – e cila po ndodhë nga hedhja e materieve kimike, biologjike dhe fizike nëpër sasi të mëdha të ujit, të cilat materie shkatërrojnë cilësinë e gjallesave në të dhe që e shpenzojnë atë.
“Kryetari Pal Lekaj ka vënë theksin edhe të nevoja imediate që të gjelbërohen ambientet për rreth gjiganteve të mëdhenj siç janë, hapësira për rreth Trepçës, KEK-ut, Ferronikelit, Sharrcemit, pra që të kihet parasysh se sa ndotje lëshojnë këta emetues të gazrave dhe substancave tjera, që janë të dëmshme për të gjithë organizmat, si njerëzorë e poashtu edhe për ata natyrorë. Në ketë drejtim, kryetari Lekaj ka dhënë edhe rekomandimet të tjera për hapat që sipas tijë duhet ndërmarrë që sado pak të parandalohet ndotja”, thuhet në njoftim.
Kur është folur për investimet në rini, Pal Lekaj ka thënë se Rinia e Kosovës është potencial i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik e demokratik të vendit, por më shumë lehtësi, kjo kategori mund të jetë faktor i prishjes së paqes dhe zhvillimit ekonomik.
Kjo mund të ndodhë për shkak të shkallës së lartë të papunësisë dhe mungesës së perspektivës, madje, edhe pas përfundimit të studimeve. Duke e theksuar poashtu se të rinjtë përbëjnë 60 përqind të popullsisë së Kosovës. Lekaj e ka fajësuar edhe aspektin ligjorë pse të rinjtë po kanë vështirësi për të gjetur punë në Kosovë, sepse nëpër konkurse publike atyre ju kërkohet që të kenë përvojë punë deri në pesë vjetë, e duke e parë mungesën e mësimit praktik, kjo është vështirë e realizuar nga ta.
Në fund të fjalës së tij, Pal Lekaj në referimin e dytë ka thënë se, është e një rëndësie jetike që Kosova me ndihmën edhe të BE-së, të investoj në një përkrahje më të madhe, për të ndihmuar të rinjtë, duke ju ofruar trajnime të nevojshme për ngritjen e shkathtësive jetësore në mënyrë që të përgatiten për tregun e punës dhe ushtrim të praktikës në punë, duke synuar përfitimin e përvojës dhe duke nxitur inovacionin për ndërmarrësit e rinj, kjo do të ishte e mirë edhe për ta, por edhe për Kosovën, e BE-në, se duke pasur kushte në Kosovë, nuk do të kemi dyndje te të rinjve drejt vendeve të BE-së.
Ndërsa deputetja, Time Kadrijaj e cila poashtu sot në ditën e dytë ka pasur për temë referimi, sistemin e sigurimeve shëndetësore, ka thënë se edhe kjo çështje nuk është e kompletuar, sikur edhe shumë të tjera, nga qeveria jonë në Kosovë.
“Deputetja Kadrijaj e ka dhënë një pasqyrë që nga mbas lufta se si ka evaluuar gjendja në shëndetësi, paoshtu ka theksuar faktin se shëndetësia ka qenë totalisht e shkatërruar nga lufta, por edhe gjatë kohës së UNMIK-ut nuk është bërë sa duhet për ta rimëkëmbur ketë sektorë mjaftë të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës”, thuhet më tej në vazhdim të njoftimit.
“Rrënjët e skandaleve të viteve të fundit, qëndrojnë në skandalet e mirëfillta që kanë ndodhur në vitet e para të pasluftës, ndër të cilët do të veçoja shkatërrimin e sistemit të sigurimeve shëndetësore që ka ekzistuar para luftës në vend nga ana e Administratës së UNMIK-ut, duke e vënë dhe duke e lënë shëndetësinë në vazhdimësi në buzën e greminës financiare”, ka theksuar Kadrijaj.
Kadrijaj e ka shfaqë shqetësimin që Ligji mbi Sigurimet Shëndetësore, edhe pse i miratuar para më shumë se tri viteve, ai edhe sot e kësaj ditë nuk po implementohet, kjo për arsye të mos pasjes së një strategjie të kjartë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, rrjedhimisht të qeverisë së Kosovës.
“Me përjashtim të disa storieve te vogla të suksesit, që kryesisht janë rezultat i angazhimit të vetë punëtorëve shëndetësorë, i gjithë sistemi shëndetësor është thuajse në kolaps”, ka thënë deputetja Kadrijaj.
Deputetja, Time Kadrijaj duke shfaqur nevojën për ndihmën e vendeve të BE-së, në sektorin e shëndetësisë, në fund të fjalës se saj ka thënë se, “për Kosovën, sigurimet shëndetësore përbëjnë një prej elementeve kyçe të sistemit shëndetësor dhe çelës për zgjidhjen e shumë problemeve që e rëndojnë ketë sektorë. Ato jo vetëm që rritin sasinë e përgjithshme të mjeteve financiare por edhe vendosin rregulla të operimit që rritin performancën dhe kualitetin në system”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025