LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Buxheti për vitin 2023 nuk përputhet me nevojat e qytetarëve

Lekaj: Buxheti për vitin 2023 nuk përputhet me nevojat e qytetarëve

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka thënë se Projektbuxheti për vitin 2023 nuk përputhet me nevojat e qytetarëve dhe gjendjen që është vendi sot.

Lekaj në seancën e sotme plenare, u shpreh i shqetësuar, siç tha për ankesën e komunave se ekzekutivi po cenon funksionimin e pushtetit lokal me buxhetin për vitin e ardhshëm.

“Para nesh, njërën anë kemi një gjendje ekonomike sociale në Kosovë që është futur në krizë, ndërsa në anën tjetër, kemi një buxhet që nuk përputhet me nevojat e qytetarëve dhe të ardhmen e shtetit tonë për vitin 2023. Shto këtu edhe ankesën e komunave se qeveria po e cenon funksionimin e pushtetit lokal me Projektligjin e buxhetit për vitin 2023”, tha Lekaj.


Deputeti opozitar kritikoi edhe ministrin e Financave, që nuk e ka përfshirë në buxhet koston e projektligjit për paga.

“Ky buxhet nuk reflekton aspak me gjendjen që është sot Kosova. Janë disa argumente. Argumenti i parë është deklarata skandaloze e ministrit të Financave, ai del dhe iu thotë sektorit privat dilni dhe rrini rrogat se iu ka rritur fitimi. Përderisa në këtë buxhet dhe sesion nuk e ka sjell ligjin e pagave që e ka ai vet”, shtoi ai.

Krahas kësaj, Lekaj përsëriti qëndrimin e se në kuadër të këtij projekt-buxheti do të adresojnë një amendament për rritjen e pagave në sektorin publik për 30 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta

Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta

Botë
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Ekonomi
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Ekonomi
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës

Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës

Ekonomi
Kalo në kategori