Qeveria gjermane ka miratuar një amandament të ri i cili parasheh shtyrjen e datës së referencës për leje pune dhe lehtësime në marrjen e lejes së qëndrimit.
Sipas draftit të amandentit të miratuar nga qeveria gjeramane të mërkurën nga rregullorja për ndryshimin e statusit nga refugjat në migrant pune do të përfitojnë edhe azilkërkues të refuzuar që kanë ardhur në Gjermani deri më 31.12. 2022.
Këtyre u jepet mundësia të dalin nga satusi i azilkërkuesit dhe të hyjnë në tregun e punës.
Në variantin e mëparshëm të ligjit të miratuar nga qeveria gjermane qyshin vitin e kaluar akses në tregun e punës u jepej vetëm personave që kishin ardhur si refugjat para 31 gushtit 2018.
Siç bëri të ditur të mërkurën në Berlin, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, për t’u mundësuar sa më shumë refugjatëve punësim, është ulur edhe koha që duhet të ketë qenë në punë një refugjat për të marrë leje të rregulllt qendrimi, nga 18 në 12 muaj, si edhe numri i orëve të punës që nevojiten për të fituar këtë status: nga 36 në 20 orë në javë.
Por parakusht për të marrë qendrim të rregullt është sigurimi i mjeteve të jetesës, mungesa e lidhjeve me organizatat ekstremiste dhe asnjë vepër penale. Për këta të fundit, qeveria gjermane miratoi javën e kaluar një rregullore për dëbime të shpejta.
Mijëra shqiptarë pritet të përfitojnë nga ky rregull
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, tha në konferencën e rregullt të shtypit se kjo bëhet për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë gjermane, e cila vijon të jetë në kërkim të fuqisë punëtore, por edhe për të lehtësuar komunat gjermane që bartin barrën kryesore të azilkërkuesve, numri i të cilëve sa vjen e rritet
Sipas një përgjigje të qeverisë gjermane dhënë në gusht të këtij viti grupit parlamentar të AFD në Bundestag, deri në fund të vitit 2022 në Gjermani ishin regjistruar afro 248 000 persona me këtë status.
Mbi dhjetë përqind e tyre vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. ku vendin e parë e zënë refugjatët nga Serbia me mbi 11 900, pasuar nga Shqipëria me 7 700 dhe Maqedonia e Veriut me mbi 7000.
Numri i personave nga Kosova me Duldung në fund të vitit të kaluar mendohet të ketë qenë mbi 5 500. Këto vende konsiderohen në Gjermani si vende të sigurta, por azilërkuesit e ardhur prej tyre nuk dëbohen nga Gjermania për shkaqe humanitare.
Lehtësime të tjera, prej të cilave nuk përfitojnë shqiptarët
Qeveria gjermane miratoi edhe një tjetër lehtësim për azilkërkuesit: shkurtimi i kohës së pritjes për leje pune nga gjashtë (për prindër me fëmijë) dhe nëntë muaj (për persona që vijnë vetëm) në tre, restpektivisht gjashtë muaj, për persona që jetojnë në qendra pritjeje. Por prej kësaj nuk përfitojnë azilkërkuesit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi vendet e tyre konsiderohen si vende të treta të sigurta.
Organet zyrtare gjermane supozojnë se kush kërkon azill në Gjermani prej këtyre vendeve, abuzon me sistemet sociale të Gjermanisë. Përveç gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja-Hercegovina dhe Serbia, si vende të sigurta konsiderohen edhe Gana dhe Senegali. Në të ardhmen kësaj liste do t’i shtohen edhe Moldavia dhe Gjeorgjia.
Kur pritet të miratohet?
Amendamenti i ri i porsa miratuar nga qeveria e koalicionit të qendrës së majtë përbërë nga SPD, Të Gjelbrit dheLiberalët, është një rregullore shtesë brenda paketës së migracionit të miratuar në qershor nga paralmenti gjerman.
Por politika e azilit është kompetencë e landeve, jo e federatës, prandaj nuk dihet ende nëse këto rregulla do të implementohen nga të 16 landet gjermane.
Nëse këtë amendament do ta përkrahin edhe landet e opozitës kjo pritet të vendoset të hënën e ardhshme, në një mbledhje të përbashkët të qeverisë federale gjermane me kryeministrat e landeve, raporton DW.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker