Në momentin që u ngjit në podium për të mbajtur fjalën e tij para shqiptarëve në Milano, pati një surprizë për kryeministrin e vendit Edi Rama. Alessio Tacchinardi, ish-lojtari i Juventusit duke i thërritur në emër i dhuroi fanellën e “bardhezinjve”. “E di që je tifoz i madh, dua të ta dhuroj“, i tha italiani kreut të qeverisë shqiptare. Tacchinardi për shumë vite ka mbrojtur fanellën e Juventusit, klub me të cilin Rama është tifoz i flaktë. 


Kryeminstri i Shqipërisë e postoi momentin edhe në rrjetet sociale. “Suprizë e bukur kjo dhuratë sot nga një prej juventinëve kampionë të Europës, Alessio Tacchinardi”, shkroi ai.  

Kjo nuk është hera e parë që Rama merr dhurata të tilla. Hera e fundit që mori një fanellë dhuratë ishte nga Komisionerja e BE për Zgjerimin, Marta Kos. /Telegrafi/  

telegrafi sport app