Dennis Bergkamp do të nderohet me një kartëmonedhë tetë euro të paparë kurrë më parë, e cila i bën nderime një prej golave të tij më ikonë të shënuar ndonjëherë.

Kompania e printimit Royal Enschede - përgjegjëse për prodhimin e monedhës - është udhëzuar të prodhojë kartëmonedhën unike.


Kjo kartëmonedhë do të përfshijë imazhe të golit të mrekullueshëm të Bergkamp në çerekfinalen e Kupës së Botës 1998 kundër Argjentinës.

derkhamp

Bergkamp - i cili veshi fanellën me numrin 8 për vendin e tij - bëhet sportisti ose sportistja e parë nga Holanda që i jepet ky nder.

Legjenda e Arsenal bëri 79 paraqitje me Holandën, duke shënuar 37 gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app