Me një ceremoni, u ndanë sot legalizime për rreth 15 xhami dhe mektepe në territorin e komunës së Gostivarit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Komunës Nevzat Bejta mori pjesë në aktivitet, duke përgëzuar Muftininë dhe Bashkësinë Fetare Islame nëpërmjet muftiut të Gostivarit Shaqir Ef. Fetahu.
Bejta priti gjithashtu përfaqësues të xhamive të cilët pranuan akt-vendimet për legalizim.
Kjo është detyra jonë në emër të mirësisë, u shpreh Bejta.
“Rreth 15 Xhami dhe Mektepe në qytetin dhe në fshatrat tona do të jenë tani të legalizuara. Edhe më herët komuna ka ndarë akt-vendime për legalizim të objekteve fetare, një ndër to edhe objekti i Muftinisë së Gostivarit. Gjithashtu, më herët Këshilli i Komunës ka liruar edhe nga taksat e nevojshme subjektet fetare. Por, të gjitha këto arritje janë shumë pak përballë asaj çka ne i detyrohemi Zotit, udhëheqësve shpirtërorë dhe njëri tjetrit në emër të mirësisë”, u shpreh Bejta.
Nga ana e tij, Muftiu i Gostivarit Shaqir. Ef. Fetahu shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e Komunës.
“Ne sot duhet të mburremi që bashkëpunimi Komunë – Muftini, bën një vepër kaq madhore sa që nuk do të jetë një e mirë vetëm për Muftininë por për Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë. E them këtë sepse ky akt filloi në Komunën e Gostivarit me në krye Nevzat Bejtën shumë vite më parë. Komuna e Gostivarit në krye me z. Nevzat Bejta sot kanë bërë një tjetër vepër të madhe, një vepër që respekton besimin Islam, që respekton Zotin, që respekton besimtarët Islam, që respekton të gjithë njerëzit në përgjithësi,” tha Muftiu i Gostivarit.
Disa nga objektet që përfituan akt-vendime të plotfuqishme për legalizim ishin Xhamia e Kadrit, Xhamia e Lajthisë, Xhamia Loke dhe Xhamia e vjetër në fshatin Çegran, Xhamia e re, e vjetër dhe e Bedrit në fshatin Forinë, Xhamia e re dhe e vjetër në fshatin Balindoll, Xhamitë e fshatit Debresh, Fazanerisë, Banjicë e Epërme, Xhamia e Malësisë, si dhe objekti i ndihmës së Muftinisë së Gostivarit.
Të pranishmit, pas ceremonisë në sallën e Këshillit Komunal, bënë fotografi përpara Komunës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Maqedoni, dje policia ka shqiptuar 682 gjoba për shkeljet në komunikacion

Abdixhiku në Kullën e Jasharajve: Epoka e UÇK-së dhe sakrificat e Jasharajve, janë fundamenti i shtetit të Kosovës

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi