Leeds United ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Chelseat në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit anglez.

Vendasit e nisën fuqishëm takimin dhe kaluan në epërsi që në minutën e gjashtë, kur Jaka Bijol shënoi me kokë pas një goditjeje këndi të ekzekutuar në mënyrë perfekte nga Anton Stach për 1-0.


Leeds ishte pranë golit të dytë në minutën e 16-të, por goditja tjetër me kokë e Bijol shkoi pak centimetra jashtë.

Goli i dytë do të vinte në minutën e 43-të, kur Ao Tanaka realizoi një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, duke e çuar rezultatin në 2-0.

Chelsea reagoi herët në pjesën e dytë dhe në minutën e 48-të Nmecha u ndal nga një pritje e jashtëzakonshme e Sanchez.

Megjithatë, londinezët arritën të ngushtonin diferencën në minutën e 50-të me një gol të bukur nga Pedro Neto, pas një pasimi të saktë të Joao Pedros për 2-1..

Chelsea ishte pranë barazimit në minutën e 69-të, por Cole Palmer gaboi nga brenda zonës duke e dërguar topin paksa jashtë shtyllës së majtë.

Vetëm pak minuta më vonë, Leeds përfitoi nga një gabim katastrofal i mbrojtjes kundërshtare dhe Dominic Calvert-Lewin shënoi lehtësisht nga afër për 3-1, rezultat që vulosi ndeshjen.

Pas kësaj humbje Chelsea mbetet në kuotën e 24 pikëve dhe aktualisht mban pozitën e katërt në tabelë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app