LAJMI I FUNDIT:

LeBron James përgënjeshtron thashethemet rreth Warriors: Nëse nuk e dëgjoni nga zëri im, atëherë nuk është e vërtetë

LeBron James përgënjeshtron thashethemet rreth Warriors: Nëse nuk e dëgjoni nga zëri im, atëherë nuk është e vërtetë

Mediat amerikane kanë rapotuar për një kalim të mundshëm të LeBron James te skuadra e Golden State Warriors.

Spekulohet se yll i basketbollit amerikan është duke menduar të ndërrojë ambient pas përfundimit të këtij sezoni të ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Basketbollisti i Cleveland Cavaliers më në fund iu përgjigj pyetjes nëse do të konsideronte një kalim të mundshëm te kalorësit.


“Gjëja e parë që kam bërë, kam qeshur. Është e pakuptimtë dhe nuk ka asgjë për t’u thënë”.

“Nëse nuk e dëgjoni nga zëri im, atëherë nuk është e vërtetë. Nuk mē intereson se ta afërt me mua janë ata që thonë diçka të tillë, qofshin fëmijët e mi apo gruaja, apo kushdo tjetër. Nëse nuk vjen nga unë, nuk ështē e vërtetë”, ka deklaruar Lebron, citon AP.

LeBron vazhdoi të fliste para gazetarëve duke thënë se “jam i fokusuar vetëm në këtë ekip dhe po përpiqem të gjej zgjidhje për të hyrë në “Final-Four” e këtij viti të NBA-s dhe të garojmë për titullin”.

“Nëse dikush dëshiron të më pyesë për këtë ekip, mund të përgjigjem mirë apo keq. Por, ju lutem, për pjesën e mbetur të sezonit, mos më pyesni mua për ndonjë ekip tjetër”, tha LeBron.

Theksojmë se ky i fundit ka fituar tri herë titullin e kampionit me Cavs ndërsa është shpallur katër herë MVP i kampionatit të NBA-s. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Liga e Kampionëve
Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Ligat tjera
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Premier League
Kalo në kategori