Leart Paqarada është duke shkëlqyer në futbollin gjerman me St Paulin.

Mbrojtësi i majtë i Kosovës është lojtari kryesor i ekipit gjerman që bën gara në Bundesliga 2.


Por në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë ndaj Dynamo Dresden, Learti ka qenë vendimtar që skuadra e tij kaloi në rrethin tjetër pas fitores 2-3.

249395478 1024398391716731 4791868324437271681 n

Reprezentuesi kosovar shënoi golin e parë të ekipit të tij dhe asistoi në të dytin.

Falë paraqitjes mbresëlënëse mbrëmë, Paqarada është përfshirë në formacionin më të mirë të këtij raundi në Kupën e Gjermanisë.

Në portë ndodhet Yann Sommer i Borussia Moenchegladbach, derisa në mbrojtje përveç yllit kosovar janë edhe Stafylidis, David e Oxford.

249650888 625281485176178 1372108200858750280 n

Mesfusha përbëhet nga Brandt, Geis e Pantovic, derisa në repartin ofensivë janë Wimmer, Embolo e Behrens.

Kujtojmë që Learti me St Paulin janë në rrugë të mirë për tu inkuadruar në elitën e futbollit gjerman, pasi janë lider në Bundesliga 2 me 25 pikë pas 11 xhirove. /Telegrafi/

FCxci4DXoAEmbx0

telegrafi sport app