Leart Paqarada flet për të gjitha: Golat e asistimet me St Paulin, formën e jashtëzakonshme që po kalon, raportet me Challandes dhe rikthimin te Kosova
Leart Paqarada. Ky është emri i momenti sa i përket mbrojtësve anësorë në Bundesliga 2, por edhe anësorëve shqiptarë pa pikë dyshimi.
Mbrojtësi i Kosovës është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme, më e mira deri më tani në karrierën e tij.
27-vjeçari përveç që po kryen për mrekulli detyrat defensive te St Pauli, po bën mjaftë mirë edhe në ofensivë, me gola e asistime.
Në 13 ndeshjet e para këtë edicion, Paqarada ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në katër të tjerë mes Bundesliga 2 dhe Kupës së Gjermanisë.
Në një intervistë për Telegrafin, Learti flet për formën e tij me klubin, ëndrrën për të luajtur në Bundesliga dhe natyrisht Përfaqësuesen e Kosovës.
Viti 2021, viti më i mirë në karrierën e tij
Paqarada iu bashkua në verën e vitit të kaluar St Paulit, një skuadër me traditë të madhe në futbollin gjerman dhe me tifozët ndër më të ‘çmendurit’ në Gjermani.
Nga janari i këtij viti deri më tani, Paqarada ka shënuar në total tre gola e ka bërë tetë asistime, duke pasur numra jashtëzakonisht të mirë.
Ai beson se forma momentale është më e mira deri më tani në karrierën e tij.
“Besoj që po, tani është forma më e mirë në karrierë. Mirëpo edhe edicionin e kaluar kam qenë shumë i kënaqur me atë që kam dhënë në fushë. Viti 2021 ka qenë një vit i suksesshëm deri më tani”, thotë fillimisht Learti për Telegrafin.
Paqarada është i lumtur që është pjesë e një skuadre të madhe në Gjermani, ku vlerësohet jashtëzakonisht shumë tek St Pauli.
“Deri më tani ndihem shumë mirë në klub. Hamburgu është ndër qytetet më të bukura në Gjermani, klubi i ka kushtet shumë të mira dhe gëzoj një vlerësim të madh nga St Pauli”, vazhdon tutje Paqarada.
Produktiviteti në repartin ofensivë
Edhe pse pozita e tij është në repartin defensivë, Paqarada ka qenë mjaftë produktiv tek St Pauli edhe në ofensivë.
Ylli nga Kosova depërton jashtëzakonisht shumë në krah, derisa vlerësohet shumë për goditjet e tij, pasi ekzekuton të gjitha goditjet e dënimit, por edhe rivëniet fundore.
Ai tregon për Telegrafin edhe për golat e asistimet që ka me klubin gjerman.
“Pasi jam një mbrojtës i cili e interpreton pozicionin ofensivë, është qëllimi edhe t’i ndihmojë ekipit me gola e asistime. Deri më tani ka funksionuar mirë dhe jam i kënaqur”, deklaroi Paqarada për Telegrafin.
Ëndrra e madhe të luaj në Bundesliga – janë në rrugën e duhur me St Paulin
Kanë kaluar tanimë 10 vite kur St Pauli ka qenë për herë të fundit pjesë e elitës së futbollit gjerman, edhe pse viteve të fundit i janë afruar shumë një gjeje të tillë.
Por këtë vit skuadra e themeluar në vitin e largët 1910 janë në rrugën e duhur për tu rikthyer në Bundesliga, pasi pas 11 xhirove janë lider në Bundesliga 2 me 25 pikë.
Bundesliga 2 është një kampionat shumë interesant dhe me rivalitet të madh, pasi skuadra me renome në futbollin gjerman janë pjesë e saj si Schalke 04, Hamburg, Hannover, Werder Bremen, Nurnberg, Karsluher apo Dynamo Dresden.
Paqarada thotë se ende është herët të flasin për rikthimin në Bundesliga, por forma momentale e skuadrës i kënaq të gjithë.
“Ende është herët, mirëpo deri më tani kemi bërë një sezon shumë të mirë. Si ekip luajm një futboll shumë atraktiv. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm dhe në këtë drejtim, ka mundësi që të jemi në vendet e para në fund të sezonit”, tha Paqarada.
Karriera e Leartit ka filluar tek akademia e Werder Bremen, kur në vitin 2003 iu bashkua të rinjve të Leverkusenit.
Paqarada kaloi të gjitha grupmoshat tek gjiganti gjerman Bayer Leverkusen para se në vitin 2014 të bashkohet me SV Sandhausen në Bundesliga 2.
Përkundër formës shumë të mirë që ka kaluar, Learti ende nuk e ka bërë ëndrrën e tij realitet që të luaj në elitën e futbollit gjerman.
Gjithsesi ai thotë se tani në moshën 27 vjeçare është gati për ta bërë një gjë të tillë dhe shpreson që ta arrij me St Paulin.
“Unë jam i gatshëm tani si futbollist për ta bërë ëndrrën realitet që të luaj në elitën e futbollit gjerman pas shtatë viteve në Bundesliga 2. Të shohim se çfarë do të ndodh”, tha Paqarada.
Largimi nga Kosova, raporti me Bernard Challandes dhe kthimi i tij në nëntor që të gjithë e presin
Përkundër se kalonte nëpër një formë shumë të mirë me klubin, Paqarada nuk vlerësohej shumë nga trajneri Bernard Challandes.
Në kohën sa Kosovën e drejtonte Albert Bunjaku, Paqarada ishte një titullar i padiskutueshëm, por me ardhjen e Challandes gjërat ndryshuan.
Edhe pse ai luante rregullisht në klub, te Kosova trajneri zviceran preferonte lojtarë si Benjamin Kololli, Florent Hadergjonaj e Mërgim Vojvoda para tij në krahun e majtë të mbrojtjes, edhe pse asnjëri nga të lartëpërmendurit nuk e bënin atë pozitë në klubet e tyre.
Gjithsesi durimi i Paqaradës përfundoi në prill, pasi ai njoftoi se po largohej nga Përfaqësuesja e Kosovës dhe se më nuk do të luante sa të jetë selektor Bernard Challandes.
Paqarada publikoi një letër ku tregoi se largimi i tij erdhi pasi trajneri Bernard Challandes e degradoi duke mos e aktivizuar në lojë prej vitesh, duke mos e respektuar dhe duke e injoruar.
27-vjeçari ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Gjermanisë, pastaj edhe për Shqipërinë U21 para se të zgjidhte me dëshirë të madhe Kosovën.
Gjithsesi largimi i Challandes ndodhi dhe Learti si një profesionist i vërtet i uroi më të mirat teknikut zviceran në mediat sociale.
“Edhe unë si bashkëlojtarët tjerë te Kosova e kam pasur trajner për rreth katër vite. Për mua është punë respekti për të ja uruar të gjitha të mirat në të ardhmen dhe ta falënderoj për punën që e ka bë për Kosovën”, tha Paqarada.
Mungesa e një mbrojtësi të majtë te Kosova është tejet e dukshme dhe rikthimi i Paqaradës në nëntor është i pashmangshëm pas largimit të Challandes.
Gjithsesi i biri i legjendës Shukri Paqarada thotë se është i gatshëm të rikthehet, por që nuk varet një gjë e tillë nga ai.
“Nuk është në dorën time rikthimi. Gjithsesi nëse vije ftesa unë do të jem i gatshëm 100 për qind si gjithmonë për Kosovën. Nëse nuk vije atëherë do të vazhdoj të jap maksimumin për ekipin për ta mbajtur formën”, deklaroi Paqarada.
Kosova në nëntor do t’i zhvillojë dy sfidat e fundit për këtë vit, ku fillimisht më 10 të muajit të ardhshëm luan miqësore me Jordaninë në Prishtinë, derisa katër ditë më vonë përballet me Greqinë.
Trajneri slloven Primoz Gliha pritet ta udhëheq Kosovën në dy ndeshjet e nëntorit, pasi FFK ende nuk ka vendosur për trajnerin e ardhshëm që do ta zëvendësojë Bernard Challandesin e shkarkuar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kjo është video që Netflix publikoi para duelit mes Tyson dhe Paul – ka 19 milionë shikime
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Formacionet zyrtare, Shqipëri – Çeki: Sylvinho futet me të gjitha forcat
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Sa kohë ka Kosova ta paraqesë ankesën në UEFA për skenat e dhunshme në Bukuresht dhe kur merret vendimi
Prapaskenat nga përplasja e zyrtarit rumun me Edon Zhegrovën: Ai tentoi ta sulmonte edhe në konferencë, si e largoi Agim Ademi dhe çfarë ndodhi te 'Zona Miks'
Ylli i Barçës befason të gjithë me deklaratën e tij – thotë se i ka humbur dashuria për futbollin
Kosova U19 mposht në sekondat e fundit Spanjën – Gashijani ‘heroi’ i Dardanëve të rinj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët