LAJMI I FUNDIT:

Leaf Autech do të ketë më shumë stil (Foto)

Leaf Autech do të ketë më shumë stil (Foto)

Dukja e jashtme e makinës, nuk do të jetë sportive si është pritur

Gjenerata dytë e Nissan Leaf, do të ketë më shumë stil se sa paraardhësi, transmeton Telegrafi. Në krahasim me modelin aktual, Leaf i ri nuk do ta shfrytëzojë dukjen që të tregojë se është një makinë elektrike, por të shfaqet si një veturë e zakonshme.

Vendimi për t’ja ndryshuar dukjen dhe rritja e stilit, po konsiderohet se do ta bëjë edhe më të kërkuar në treg, makinën elektrike më të shitur deri tani. Nissan ka treguar deri më tani, si do të duket Leaf Nismo dhe baza e Leaf, me stil shumë më sportiv.


Kur të prezantohet gjatë muajit që vjen në Japoni, Leaf Autotech, pritet ta ketë dukejen e  dëshirueshme, që të mund të konkurrojë me veturat elektrike që janë në treg.

Në mënyrë që të bie në sye edhe më shumë, Nissan Leaf Autotech do të ketë edhe përfundime metalike,në të gjitha anët. /Telegrafi/