LAJMI I FUNDIT:

“Le Figaro”, Shqipëria mes 15 destinacioneve për t’u vizituar gjatë vitit 2024

“Le Figaro”, Shqipëria mes 15 destinacioneve për t’u vizituar gjatë vitit 2024

Shqipëria renditet mes 15 vendeve që gazeta franceze “Le Figaro” ka  renditur mes destinacioneve më të bukura për t’u vizituar gjatë vitit 2024.

“Këtu është lista jonë e qyteteve, rajoneve dhe vendeve në mbarë botën ku duhet të vendosim kursin këtë vit”, shkruan e përditshmja franceze e “Le Figaro” ku mes 15 destinacioneve që nuk duhen humbur këtë vit Shqipërinë e rendisin në vendin e 8-të.

Sipas Figaro, Shqipëria është një nga destinacionet e fundit sekrete në Evropë, e cila pasi ka qenë prej 46 vitesh një nga vendet më të mbyllura në botë për shkak të diktaturës, prej disa vitesh ka hapur dyert për turistët.


Me një gjatësi prej 465 kilometra vijë bregdetare, laget nga uji bruz i Adriatikut dhe Jonit, të ofron plazhe magjepsëse me rërë të bardhë. Jehonë, prestigjiozja franceze, i bën edhe lumit Vojsa.

Në Shqipëri ju mund të eksploroni luginën e Vjosës, lumin e fundit të egër në Evropë dhe i pari që u bë “park kombëtar”.

Më tej në shkrim sugjerohet eksplorimi në brendësinë e vendit: madhështorja Lugina e Valbonës (jo larg nga Mali i Zi), liqeni i Ohrit i klasifikuar nga Unesco si pjesë e trashëgimisë kulturore.

Nga ana tjetër Le Figaro rendit si vende për t’u vizituar edhe qytetin e Berati, “qyteti me një mijë dritare”, ose qyteti osman i Gjirokastrës  kënaq adhuruesit e trashëgimisë kulturore dhe historike. Pa harruar Tiranën, e cila po modernizohet me shpejtësi të madhe.

Sipas gazetës franceze Shqipëria i foron turistëve çmime shumë të mira e tërheqëse në raport me cilësinë.

Koha më e mirë për të udhëtuar është nga Maji deri në Qershor, pikat e nxehta janë në Korrik dhe Gusht.

Shqipëria mbylli një vit të suksesshëm të turizmit, ku u regjistruan rreth 10.1 milionë turistë, por pritet se 2024 do të sjellë një tjetër surprizë pasi sipas tur-operatorëve ka një rritje me 25% të kontratave që ata kanë lidhur në krahasim me vitin e shkuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori