LAJMI I FUNDIT:

​LDK vlerësoi lartë kontributin e Metës për vendin tonë

​LDK vlerësoi lartë kontributin e Metës për vendin tonë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, me bashkëpunëtorë pritën sot në takimin përmbyllës të mandatit të tij, Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Në emër të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, nënkryetari Muhaxheri e falënderoi presidentin Meta, dhe vlerësoi lartë kontributin e tij, në të gjitha proceset për vendin tonë, si dhe angazhimin e tij në thellimin e raporteve vëllazërore mes dy shteteve.